Forumi Kuq E Zi
Rama: Korrupsion në energjitikë  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rama: Korrupsion në energjitikë  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Rama: Korrupsion në energjitikë  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rama: Korrupsion në energjitikë  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Në tryezën e radhës të Programit për një Rilindje Shqiptare, që kishte në fokus energjinë, kryetari i Partisë Socialiste tha se sektori energjetik po shkon drejt rrënimit për shkak të atyre qe Rama i quajti, politika të mbrapshta të qeverisë dhe privatizimeve korruptive

"Qeveria i ka shtrirë monopolet në shfrytëzimin e pasurive natyrore të vendit, duke vënë një të mirë të madhe publike në shërbim të një pakice sipërmarrësish klientë të qeverisë ngushtësisht të lidhur përmes interesash politike dhe financiare me grupin që një qeveri kontrollon gjithë këtë fushë", tha Rama.

Kreu i socialistëve thotë se kostot e korrupsionit dhe modelit të dështuar energjetik kanë rënë mbi qytetarët.

"Sot energjia elektrike është 65 përqind më e shtrenjtë se në vitin 2005, nafta është 3 herë më e shtrenjtë se në vitin 2005, qindra miliona euro i mungojnë ekonomisë kombëtare sepse kontrata e privatizimeve, në funksion të investimeve nuk është respektuar, pra kompanitë fitojnë, Shqipëria humbet, kompanitë shumëfishojnë fitimet, shqiptarët humbasin", tha Rama.

Socialistët parashikojne ne programin e tyre të ndërtojnë një politikë të re energjetike, e cila sipas opozitës, së pari do të nxjerrë sektorin nga korrupsioni për zhbllokuar pasuritë natyrore.

"Për t'i shfrytëzuar të gjitha lejet koncensionare për vepra energjitike që nuk i kanë respektuar afatet ligjore dhe për të krijuar mundësi për përfshirje përmes konkurrencës dhe transparencës të investitorit serioz, vendas apo të huaj", tha Rama.

Ndërsa shtylla e dytë e politikës energjetike të socialistëve do të jetë ajo e përpunimit të pasurive natyrore në vend për të shtuar vlerën e tyre.

"Mendoj se është i papranueshëm raporti i sotëm, midis nxjerrjes jashtë të lëndëve të para bruto dhe importimit të lëndëve të gatshme nga jashtë. Eshtë i papranueshem, dhe prespektiva e këtij raporti është e qartë, shkatërrim ekonomik", tha Rama.

Në fund lideri socialist përcolli edhe një mesazh në lidhje me debatin mbi taksën progresive, që sipas tij dikush po tenton ta keqorientojë.

"Problemi nuk janë të pasurit, problemi është varfëria dhe varfëria si problem mund të trajtohet dhe mund të zgjidhet në aleancë me të pasurit, por aleanca nënkupton që secili në vendin e vet, secili në rolin e vet dhe secili detyrimet e veta, në funksion të qellimit të përbashkët, që pasuria të shtohet, por jo të shtohet mbi një humnerë ekonomike, ku një grusht njerëzish në fund fare të këtij procesi të ndihen të kërcënuar nga një popull i tërë i rritur dhe i tmerruar për shkak të pamundësisë për të përballuar kushtet e jetës", tha Rama.

tch

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons