Forumi Kuq E Zi
SOKRATI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SOKRATI  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SOKRATI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SOKRATI  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1SOKRATI  Empty SOKRATI 15/6/2011, 16:15

Altin

avatar
Antar Special
Antar Special
SOKRATI, Athinasi, filozof grek (470-399 p.e.r.). Bir i skulptorit Sofronikosit, në rini si ushtar athinas u shqua për nga trimëria. Veprimtarinë filozofike të tij në formë të dialogëve të përditshëm në shesh e filloi në kohën që u parapriu drejtpërdrejt luftërave pelopeneze, në kohën e lulëzimit të demokracisë athinase.Personaliteti origjinal i Sokratit nuk mund të pajtohet me rolin as të shkencëtarit rigoroz, të mbyllur, as të mësuesit udhëtues i cili urtësinë retorike të vet të rreme e shet me para. Në vend të të mësuarit dhe paradokseve të oratorëve sofistë të shkathët dhe të shkëlqyeshëm, kudo që paraqitet shtron çështje të thjeshta, sepse kurrgjë nuk di përveç vetë faktit të paditurisë së vet. Duke mbledhur së shpejti rreth vetes elitën intelektuale të rinisë athinase, paraqitet si ideolog i «aristokracisë shpirtërore» dhe bie në konflikt me demokracinë sunduese. I akuzuar në vitin 399 p.e.r. për shkak të ateizmit dhe të «çoroditjes së rinisë», refuzon para gjyqit t'i përgënjeshtrojë tezat e veta. Mirëpo pikërisht vdekja, me të cilën u dënua dhe me të cilën dëshironin ta ndalonin ndikimin e tij, sipas dëshmive të nxënësve të tij, u bë triumf i meditacionit dhe i mendimit etik të tij të qetë, të ftohtë dhe konsekuent. «Sepse të frikësohesh nga vdekja, njerëz, nuk është gjë tjetër veçse të mendosh se je i urtë, kurse nuk je. Kjo do të thotë të mendosh se di atë që nuk di... Koha është gjykatës, që unë të vdes kurse ju të jetoni. Dhe kush prej nesh do të ketë fat më të mirë, këtë askush nuk e di». Ndonëse miqtë e ndihmuan që të ikte nga respektimi i ligjeve, mbeti në burg dhe vetë e piu helmin.

Sokrati nuk la asnjë vepër të shkruar ngase konsideronte se libri është i vdekur dhe se nuk mund ta zëvendësojë bisedën e gjallë. Burimet kryesore për njohjen e jetës dhe të filozofisë së tij, përveç veprës Jeta e Sokratit e Ksenofonit, janë edhe veprat e Aristotelit, sidomos shumë dialogë të Platonit (veçanërisht veprat e së ashtuquajtures periudhë të re Kritoni, Mbrojtja e Sokratit etj.). Mendimi themelor i Sokratit e kundërshton, para së gjithash, subjektivizmin dhe relativizmin e sofistëve dhe përpiqet të gjejë në poliforminë dhe ndryshueshmërinë atë që është me vlerë të përgjithshme, në ndryshueshmërinë e iluzioneve të ndryshme ndijore ose të përfytyrimeve dhe në pasigurinë dhe rastësinë e opinionit të veçantë atë që është e përhershme, e pandryshueshme, e sigurt dhe e bazuar në domosdoshmërinë logjike. Me interes për kozmosin, të cilin e kapërcen në filozofinë e mëparshme, Sokrati për këtë arsye i drejtohet brendësisë njerëzore dhe problemin antropologjik dhe etik e vë në qendër të bisedave të tij filozofike.

Sipas Sokratit, filozofia fillon pikërisht atëherë kur njeriu mëson të dyshojë, dhe sidomos atëherë kur fillon të dyshojë në dogmat dhe aksiomat vetjake. Të shumta mund të jenë shkaqet e gabimeve tona subjektive, të paragjykimeve dhe të nocioneve të paqarta. Andaj, duhet ta studiojmë, para së gjithash, subjektin vetjak, dhe filozofi të vërtetë nuk ka për derisa shpirti nuk i kthehet vetes. «Njih veten» është premisë e parë dhe njëkohësisht konkluzion i filozofimit të tij. Duke u nisur nga premisa «di se nuk di asgjë», Sokrati me anën e ironisë u tregon bashkëbiseduesve sesi dituria e tyre është e themeluar në nocione të rreme dhe të pastudiuara. Ai nuk pohon se është posedues i urtësisë, por vetëm se është - pikërisht për shkak se e do - kërkon. «Me shkathtësinë e mamisë» (majeutikën) në bisedën e zhvilluar me plan arrin përkufizimin e nocionit të caktuar që nuk mund të bazohet në perceptimet mashtruese njerëzore. Duke studiuar format e veçanta të një sendi ose fenomeni me anën e induksionit, sjell përcaktimin e thelbit të tij dhe të nocionit të tij. Kështu, për shembull, studimi i rastit të veçantë të drejtësisë ose të padrejtësisë të shpie te përcaktimi qenësor konceptual i drejtësisë në përgjithësi, i cili vlen për të gjitha rastet e veçanta. Kështu nocioni i përkufizuar, në vete i pakundërthënshëm, është qëllimi themelor dhe kuptimi i njohjes së vërtetë objektive. Njohjen e vërtetë të sendit, diturinë njëmend autoritative nuk e sjell as natyra as sensualiteti, por vetëm mendja.

Ky besim në nocionin dhe në arsyen njerëzore në planin e moralit sjell intelektualizmin dhe optimizmin etik. E vërteta dhe morali janë nocione identike, askush nuk gabon vullnetarisht, kurse gabimi është vetëm mashtrim. Njohja e së mirës medoemos na orienton në faktin që të veprojmë mirë, kurse njohja e së keqes që t'i shmangemi. Se virtyti nuk është dituri, askend nuk mund ta mësojmë moralisht, kurse ndërmjet diturisë dhe veprimtarisë parimisht nuk mund të ketë mosmarrëveshje. Mirëpo etika racionaliste e Sokratit, e themeluar kështu në premisën idealiste të preferimit të njëanshëm të arsyes, gjen kriterin e fundit të veprimit moral prapë në dëgjimin e zërit të brendshëm mistik, hyjnor, të demonit që drejton të gjitha aktet tona jetësore. Përkundër tezave materialiste mbi nevojën e «përgjimit të natyrës» dhe të «jetës në përputhje me të», Sokrati konsideron se natyra nuk është aq e vlefshme sa të kujdesen filozofët për të, dhe kështu përfundon në skemën racionaliste spekulative, e cila hedh poshtë radikalisht gjithë ndijshmërinë dhe sensualitetin. Duke ngritur moralizimin e popullarizuar, primar, të zakonshëm deri në etikën e nocioneve të përkufizuara dhe të pastërta, ai në fund në mendjen e perëndisë dhe në transcendentalitet gjen mbështetjen e fundit të intelektualizmit të vet etik.

Është vështirë ta ndash filozofinë e Sokratit nga të menduarit që më vonë disa shkrimtarë (për shembull Platoni) ia atribuan. Megjithatë, në bazë të disa dëshmive të tjera, duket se Sokrati edhe në planin etik, shoqëror dhe politik, si armik i demokracisë athinase, ishte i afërt edhe me disa pikëpamje të nxënësit të vet madhështor, Platonit. Kështu - thonë - se edhe ai mendonte se nuk është kurfarë çudie që mbretëron kaosi ku nuk ka të menduar dhe ku «masa e paarsimuar» zgjidh gjithçka shpejt, për t'u penduar më vonë. Njerëzit në masë janë të marrë, të vdrazhdë, më të dhunshëm sesa që janë të tillë individualisht, kështu që shumica nuk ia qëllon asaj që është më e urtë. Drejtimi i shtetit kërkon tërë fuqinë e të menduarit të shpirtrave më të aftë, kështu që, këtyre duhet besuar drejtimin e shoqërisë.

Të pranuara dhe të përpunuara nga Platoni deri te sistemi universal i ideve, tezat e Sokratit patën ndikim të dukshëm në tërë zhvillimin historik të rrethit mendor evropian, dhe sidomos janë glorifikuar në kohën e iluminizmit, i cili Sokratin e konsideron «parardhës të Krishtit», dhe intelektin më të lartë moral dhe filozofik të antikës. Përkundër këtyre interpretimeve, Niçeja përpiqet Sokratin dhe mbretërinë e tij absolut të sundimit të nocioneve ta shpallë mashtrim më të madh në historinë e kulturës njerëzore, që e gjymtoi, moralizoi dhe varfëroi kulturën e pasur dhe të dendur antike, kurse më vonë errësoi shqyrtimin e mendimit grek primar, të freskët, burimor, dionizian të parasokratistëve.


JETESHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E SOKRATIT

* Sokrati i tha miqve të tij:
- Unë në jetën time kam pasur tri të këqija të mëdha për të luftuar: gramatikën, varfërinë dhe gruan. Duke studiuar të parën e hoqa qafe, fati më shpëtoi nga e dyta, kurse nga e treta, mjerisht, ende nuk kam shpëtuar.

* Për të mos dëgjuar ulurimat e gruas së vet, Sokrati doli me një kovë ujë dhe ia lëshoi në kokë. Atëherë ai tha:
- E mora më mënd se pas gjithë atyre bubullimave do të fillonte shiu.

* Alqiviadhi çuditej me Sokratin sesi i duronte britmat e së shoqes. - Tashmë jam mësuar, - i tha Sokrati, - ato nuk më bëjnë më shumë përshtypje nga zhurma e rrotave të karrocës.

* Kur Sokrati ishte në mes të nxënësve të tij, Platoni i tha:
- Mjeshtër, dje keni bërë shumë gabim që keni qortuar shërbëtorin në praninë e të gjithëve. A nuk do të ishte më mirë ta kishit qortuar vetëm për vetëm?
- Vërtetë, - i tha Sokrati, - por edhe ju më bëni mirë që më qortoni kur nuk ka njeri tjetër këtu pranë.

* Mbreti Arkelau i Maqedonisë i ofroi pasuri të madhe Sokratit që ta mbante në oborrin e tij. Sokrati iu përgjigj:
- Mielli është më i lirë në Athinë, ndërsa uji kudo nuk kushton asgjë.

* Nxënësit e Sokratit u zemëruan shumë me dikë që nuk iu përgjigj përshëndetjes së filozofit.
- Mos u shqetësoni, kur shikoni se mësuesi juaj është më i edukuar se një tjetër, - u tha Sokrati.

* E pyetën Sokratin se pse bënte çdo ditë shëtitje të gjata. - Përgatis shijen për drekën time, - u përgjigj Filozofi.

* Alqiviadhi i solli mësuesit të tij të shquar një dhuratë të çmueshme. Sokrati i tha së shoqes Ksanthipit që t'ia kthente dhuruesit. Për këtë veprim e shoqja u tërbua nga inati se donte ta mbante dhuratën. Por Sokrati i qetë i tha:
- Duke pranuar gjithnjë dhurata do ta bëjmë që të lodhet dhuruesi. Një mospranim i mençur nuk mund të shpjerë veçse te një bujari më e madhe.
Po të mos e kthejmë sot një gjë për të cilën nuk kemi nevojë, nuk do të mund të kërkojmë me lehtësi nesër kur do të jemi të detyruar nga nevoja.
Alqiviadhi i dërgoi si dhuratë Sokratit një tortë shumë të mirë. Ksanthipi, që ishte në humor të keq, për inat të të shoqit e hodhi përdhe tortën, e shtypi me këmbë dhe e përzjeu me baltë.
- Të lumtë Ksanthipi, - i tha Sokrati qetë-qetë, - po shoh me kënaqësi se ju duke hedhur tej pangopësinë tënde.

* Kur Sokrati u dënua me vdekje, e shoqja Ksanthipi shkoi dhe e takoi në burg, kur nisi të qajë. Sokrati për ta ngushëlluar i tha:
- Mos qaj Ksanthipi. Gjyqtarët që më kanë dënuar me vdekje, janë vetë të dënuar me vdekje nga natyra.
- Po, - i tha gruaja, - por të kanë dënuar padrejtësisht dhe kjo është që më bën të vuaj kaq shumë.
A do të ishit më i kënaqur, - i tha filozofi i madh, - po të më kishin dënuar për ndonjë faj?

* Në çastin kur Sokrati ishte duke pirë kupën e helmit Apollodori i afroi mantelin e tij për ta mbuluar mirë.
- O? Manteli im më ka mjaftuar për të jetuar dhe do të më mjaftojë edhe kur të kem vdekur - i tha Sokrati.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons