Një dijetar Kinez, Zhang Heng, i cili jetonte në qytetin Luoyang Henan të Kinës, shpiku i pari më 132 pas erës sëre, një sizmoskopio/aparaturë e cila mundësonte parashikimin e një tërmeti. Kjo aparaturë mund të përcaktonte kohën dhe vendin ku do të godiste tërmeti/et dhe u quajt Houfeng Didong Yi, që do të thotë; mjet për matjen e erërave sezonale dhe të lëvizjeve të Tokës.
Sipas arshivës së historisë më të vonshme të dinastisë Han, aparatura është ndërtuar me bakër dhe me mbi 2 metër dimension. Pamja e jashtme e saj, ka formë cilindrike siç një vazo me përmasa në brendësi prej 8 këmbësh. Mekanizmi vendosej brenda aparaturës dhe jashtë saj, në rajonin e sipërm përreth ‘grykës’ së vazos, gjenden të vendosur, në pozicione të ndryshme tetë kokë dragonjsh, ku çdo njëri prej tyre mbante një sferë (bakri) në gojë.
Jashtë aparaturës, rreth periferikes së poshtme, në bazë të saj, janë tetë bretkosa, ku çdo njëra prej tyre gjendet posaçërisht poshtë kokës së dragoit. Kur shfaqej një tërmet, valët sizmike mund të bënin pjesën e brendshme të mekanizmit, që ishte varës (cilindër vertikal) të aktivizohej dhe të ‘godasin’ nëpërmjet levave në polet që ndodhen në kokat e dragonjve duke u hapur goja e tyre.
Njëra prej sferave binte nga goja e dragoit dhe izolohej në gojën e bretkosës duke prodhuar një tingull, i cili tregonte drejtimin e tërmetit. Me këtë mënyrë, vëzhguesit përgjegjës dinin se në çfarë ore dhe në ç’drejtim kishte ndodhur tërmeti.
Në një rast, gjatë kohës së një tërmeti të madh në qytetin Gansun në 143 pas erës së re, njëri prej dragonjve, në drejtimin perëndimor, hapi gojën e tij dhe sfera doli prej andej dhe ra në gojën e bretkosës./albosberver/