Pas numërimit të gjysmës së votave, Mitt Romney duket se ka fituar garën e kandidatëve republikanë për president në SHBA në shtetin e Nevadës.
Ky është një sukses i rëndësishëm dhe shndërron Romney në kandidatin kryesor për të fituar emërimin e sfidantit të Obamës, pasi të enjten ai fitoi edhe në votimin e mbajtur me delegatët partiakë në Florida.
Rezultatet paraprake flasin për një diferencë të dukshme midis Romney, që ka grumbulluar 42% dhe rivalit kryesor, ish-kongresmenit Gingrich, me 26% të preferencave.
Megjithatë, Gingrich u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar për thellimin e diferencës pas votimeve në
Zgjedhjet ne SHBA
SHBA, të gjelbërit me kandidate për presidente
Donald Trump, hyn “mik” për Romenyn
Romney, “korr” fitore të pastër në Florida
pesë shtete, pasi e kishte parashikuar që Neveda do të ishte një bastion i pamundur për t’u marrë, kryesisht për shkak të popullsisë së lartë të besimit mormon, të cilit Romney i përket.
”Në këtë fushë, kam qenë dy herë kryesues dhe besoj se do të rikthehem përsëri, Kam bindjen që do të ndodhë pikërisht kështu pas votimeve që do të mbahen në Teksas. Sidoqoftë, kjo është një fushatë kombëtare, ku do të ketë rëndësi vota e marrë në 51 shtete dhe jo vetëm në disa prej tyre”, u shpreh Gingrich.
Dy kandidatët e tjerë të mbetur në garë, Rick Santorum dhe Ron Paul, grumbulluan 18% dhe 13% të votave, përkatësisht.
Neveda, me kryeqendër Las Vegasin, ka një popullsi prej 2,7 milion banorësh, por vetëm 470 mijë janë të regjistruar si republikanë dhe kanë të drejtë vote.
Partia Republikane është në procesin e përzgjedhjes së kandidatit që do të konkurrojë përballë Obamës, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Republikani me më shumë vota deri në gusht, kur përfundojnë zgjedhjet ose i vetmi që do të mbetet në garë, nëse të tjerët tërhiqen më herët, do të fitojë mundësinë për t’u shndërruar në presidentin e 45 në historinë e SHBA-së.