Paris, 3 prill 2012, NOA – Pas polemikave dyvjeçare mes prindërve dhe autoriteteve të Arsimit në Francë, francezët kanë gjetur një mënyrë për t’u shpjeguar fëmijëve se si është një marrëdhënie dashurie mes dy personave homoseksualë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
E duke qenë se flitet për edukimin e fëmijëve, ku ka më mirë se të shpjegosh me animime një fabul dashurie, siç ndodh në pjesën më të madhe të përrallëzave, që fëmijët i ndjekin me aq kuriozitet.
Një film i animuar që rrëfen historinë e dashurisë mes dy peshqve gay do të lejohet të shfaqet në shkollat fillore të Francës.
Pas polemikave për filmin e animuar me kartona, “Puthja e hënës” mbërrin në bangat e shkollave fillore në qytetet e Francës.
“Filmi i animuar flet për dashurinë, larmishmërinë e lidhjeve të dashurisë, dhe jo për seksualitetin”, shpjegon regjisori Sebastien Watel.
Sipas tij, shpeshherë janë të rriturit që e reduktojnë homoseksualitetin vetëm në një raport seksual mes dy personave të të njëjtit seks.