Gabim 12-vjeçari përdhunon vogëlushen, pasi kishte parë film porno
Një djalë 12 vjeç përdhunoi një vajzë 9-vjeçare, duke kryer veprime të ngjashme me ato të videos pornografike që kishte parë pak më parë në internet.
Ngjarja ndodhi në një ishull të Skocisë në fillim të 2011-ës, por që doli në dritë këtë javë, pasi u bë edhe gjyqi, në Edinburg.
Sipas raportit gjyqësor, fëmija, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik pasi është minoren, kishte kontakt me internetin dhe mund të hynte në sajte pornografikë, nga kompjuteri i shtëpisë së tij.
Ai ndoqi një video pornografike dhe më pas shkoi në shkollë dhe aty, mori me forcë një nxënëse 9-vjeçare dhe e futi në banjën e shkollës. Më pas, e detyroi që t’i bënte seks oral, ndërsa ai e ngacmoi seksualisht.
Vogëlushja nuk zbuloi menjëherë se çfarë kishte ndodhur, por për ditë me rradhë shfaqte një gjendje shumë të keqe shpirtërore. Por gjithashtu, ajo i ankohej nënës se kishte dhimbje në bark. Më në fund, duke shpërthyer në lot, i tregoi gjithë peripecinë e saj.
Mjekët që e vizituan, panë se nuk bëhej fjalë për veprim seksual të përfunduar, por ajo kishte pësuar shok.
12-vjeçari dhe prindërit e tij u arrestuan dhe u dërguan në gjykatë. Djali i pranoi veprimet e tij dhe tha se duke parë videon, i hyri dëshira për të vepruar si i rritur. Të njëjtën gjë tha edhe një nxënës tjetër, i cili ishte dëshmitar i veprimeve të 12-vjeçarit.
Trupi gjykues vendosi për ta mbajtur fëmijën në mbikëqyrje dhe jo në burg, për shkak të moshës së mitur të tij. “Seksi nuk është ashtu siç shfaqet në filmat pornografikë”, i tha gjykatësi fëmijës.