Të dielën e kaluar, një asteroid me gjatësi 45 metra, iu afrua shumë pranë planetit tonë. Shkëmbi i hapësirës, me emër 2012 EG5, iu afrua Tokës në një distancë prej 230.000 km dhe në rast se do të binte, do të shkaktonte shpërthim, të ngjashëm me atë të një arme bërthamore.
Ky asteroid “ishte kapur” nga teleskopi Pan-STARRS 1 në Havai, më 13 mars. Ka diametër 1.8 metra dhe është projektuar që të kërkojë objekte të lëvizshme në hapësirë. Gjithashtu, teleskopi në fjalë përmban edhe kamerën më të madhe dixhitale në botë, me 1.400 megapixels.
“Përplasja e kometave dhe asteroideve nuk është e rrallë për planetin tonë. Por gjithsesi, goditjet e mëdha janë të rralla. Përplasja e fundit më e madha ka ndodhur para 65 milion vjetësh, dhe si pasojë erdhi zhdukja e dinosaurve”, sqarojnë shkencëtarët e NASA-s.