Yjet janë shumë, miliona e miliona. Kjo dihet. Por ajo që nuk dihej deri dje, ishte fakti se në galaktikën tonë, atë të Rrugës së Qumështit, gjenden miliarda planete të banueshme, si Toka.
Ka qenë një ekip ndërkombëtar i astronomëve dhe astrofizikanëve nga Universiteti i Grenobles, Francë, i cili pas një monitorimi të gjatë dhe të kujdesshëm, gjeti se
një numër i planeteve shkëmbore në Rrugën e Qumështit, ka në fakt temperatura të tilla që mund të lejojnë praninë e ujit në to, e kësisoj edhe të jetës.
Në kuadër të kësaj teorie, kanë shërbyer së fundmi edhe zbulimet e disa planetëve të kuq, si përshembull, në vitin 2005 “Gliese 581”, apo në vitin 2007 një tjetër, që teorikisht ishte i banueshëm.
Sipas ekspertëve të lartpërmendur, vetëm në Rrugën e Qumështit, janë 160.000.000.000 trupa qiellore të kuq, dhe disa janë vetëm 30 vite dritë nga Dielli ynë.