Një makinë ka marrë flakë si pasojë e një defekti në batëri. Incidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, ku makina tip Benz me targa TR 5155 P ka qënë në udhëtim. Mësohet se makina ka qënë në pronësi të shtetasit Arben Subashi, i cili menjëherë ka dalë nga mjeti duke i shpëtuar flakëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrëfikëse, të cilat pavarësisht ndërhyrjen nuk kanë mundur të shmangin diegien e plotë të mjeteve. Edhe policia është gjendur në vendngjarje e cila ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plot të rastit.