E cuditshme Pushime prane detit… me detyrim nga shteti
Fëmijët rusë mund të detyrohen me ligj që të shkojnë për pushime në det për një muaj të paktën një herë në tre vjet. Ky është një prej ligjeve të fundit që po bisedohet në Parlamentin Rus. Plani për të sponsorizuar pushimet e fëmijëve ka si synim përmirësimin e shëndetit të tyre, duke i ekspozuar ndaj diellit, jodit dhe ajrit të pastër. Skema për fëmijët e moshave 4-15 vjeç do të kushtojë 3,5 miliardë euro në vit. Ata prindër që do të fshehin fëmijët nga përfitimet e këtyre pushimeve do të gjobiten. Udhëtimet do të organizohen nga kompani të specializuara dhe të gjitha shpenzimet do të jenë të paguara.