Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur për në SHBA. Kryeministri do të pritet të martën, më 3 prill, nga presidenti Barack Obama në Zyrën Ovale.
Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime edhe me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, Sekretaren Hillary Clinton, ish -sekretaren Madeline Albright dhe kongresistë e senatorë tjerë. Ndërsa, me ftesë të ambasadorit Cristopher Hill do të qëndrojë në Denver, ku do të mbajë ligjërata në dy universitete.
Thaçi do të qëndrojë edhe në New York ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB. / Koha.net