Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ali Islamaj, i njohur ndryshe si “Shqiptari me sy prej akulli”. 29-vjeçari që përdorte edhe emrin Altin Hoxha, ishte arratisur nga burgu në Itali dhe është arrestuar nga policia e Vlorës dy ditë më parë.
Sipas mediave italiane, “Syakulli” ishte arratisur në 14 janar 2012 nga burgu `Regina Coeli` në Itali.
Ndaj 29-vjeçarit, Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia italiane ka kryer 50 grabitje me dhunë.
Shënjestër e grabitësit dhe bandës së tij ishin vilat luksoze në qytete të ndryshme të Italisë. Tashmë ai pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin e lënë përgjysmë. / G.N.