Një zjarr i rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me pisha ka bërë që policia të procedojë një grua për zjarrvënie. Hajrie Bardhi, 47 vjeç, dyshohet se ka qenë shkaktarja e zjarrit që ka përshirë mbi dy hektarë pyje dhe kullota në fshatin Mengël.
Ndërkohë që zjarrifikësit dhe banorët e zonës kanë vijuar fikjen e zjarrit mes vështirësive për shkak të terrenit të thyer, policia ka hetuar shkaqet e zjarrit. Duke gjetur origjinën e rënies së zjarrit në kodrën e fshatit Mengël, inspektorët e zonës kanë identifikuar si autore të zjarrit gruan që kishte shtëpinë afër kësaj zone.
Sipas të dhënave të para, ajo ka qenë duke djegur disa mbeturina, ku si pasojë flakët janë shpërndarë dhe kanë përfshirë kodrën me pisha. Ajo duhet të përgjigjet për akuzën e zjarrvënies dhe dëmtimit të pronës publike. Gjithsesi hetimet për këtë rast janë në vazhdim. / Bardha Nergjoni