Pukë- Një person është arrestuar sot pasdite nga policia e Pukës pasi ka terrorizuar banorët duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
Ngjarja është shënuar në fshatin Kishaxhi, ndërsa policia ka vënë në pranga Kristian Gjergjin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dy armë tip Kallashnikov, dy karikatorë si dhe 2 mijë fishekë.
Policia ka nisur marrjen e tij në pyetje, ndërsa mbi të rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.