Katër persona të akuzuar për prodhim e shitje të narkotikëve janë prangosur nga policia e Shkodrës në kuadër të dy operacioneve të koduara“VRAKA” dhe “BUNA”. Efektivë të Sektorit kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë ndaluar në flagrancë shtetasit Paulin Lulaj, 18 vjeç, dhe shtetasit Bardhok Kodra, 38 vjeç.
Këta dy shtetas janë ndaluar në tregun me shumicë të fruta- perimeve në Dobraç të Shkodrës dhe sipas policisë atyre u janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 thasë me lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 34 kg, dhe 2 aparate celulare. Mësohet se antidroga kishte informacion dhe dyshime për këta dy shtetas dhe efektivët e saj ndiqnin lëvizjet e tyre ndërsa operacioni për kapjen e tyre u kodua me emrin “VRAKA”.
Disa minuta më vonë, një tjetër operacion i sektorit të luftës lundër narkotikëve ka zhvilluar operacionin e koduar “BUNA”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Fran Nout, 27 vjeç, dhe Petrit Berdheti, 28 vjeç. Arrestimi i këtyre shtatasve u bë pas një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur kryqëzimi i Urës së Bunës në lagjen “Liria” ku iu gjetën 2 thasë me lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 24 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 aparate celularë. / Anila Dushi