Gjashtë adoleshentë kanë vdekur në përpjekjet për tu larguar pas përfshirjes nga zjarri të një klubi nate në Novi Sad, veri të Serbisë. “Mund të ketë pasur një panik të madhe dhe të gjithë kanë vrapuar për të dalë jashtë”, shprehet një zyrtar i policisë. Viktimat ishin tre djem dhe tre vajza të moshës 17 dhe 18 vjeç.
Nga të dhënat e para thuhet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga probleme në instalimet elektrike. Zjarri ka rënë në orën 2 të natës dhe brenda diskos ndodheshin rreth 350 persona.
Autoritet e Novi Sad kanë bërë të ditur se dita e sotme do të shpallet ditë zie.
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç u ka shprehur ngushëllime për këtë tragjedi të afërmve të viktimave. /F.S/