Studime të vazhdueshme kanë treguar se njerëzit mbipeshë kanë një rrezik të shtuar për t’u prekur nga diabeti, por është pikërisht një gjen që ndodhet tek qelizat e dhjamit, ai që mund të shmangë prekjen nga kjo sëmundje. Një studim i realizuar nga disa kërkues amerikanë tregoi se përbërës të dhjamit janë në gjendje që të rrisin imunitetin kundër diabetit.Ulf Smith, president i Shoqatës Europiane të Luftës kundër Diabetit e konsideroi zbulimin si “të pabesueshëm dhe thelbësor”.Studimet gjenetike treguan se gjeni është në gjendje që të shndërrojë sheqerin glukotik në yndyrrë acide, duke rritur kështu veprimin e insulinës në trup.Në shumicën e njerëzve obezë, niveli i sheqerit në gjak është i lartë pasi ai depozitohet në gjendjen glukotike. Megjithatë, testimet në kavie treguan se prezenca më e madhe e gjenit në gjak shkakton depërtimin e sheqerit në qelizat dhjamore, duke rritur kështu efektin e insulinës dhe rënien e nivelit të sheqerit në gjak.
TCH
TCH