Për herë të parë, gjatë një eksperimenti në laboratorin CERN në Gjenevë është bërë e mundur përballja me antimaterien. Shkencëtarët kanë arritur të bllokojnë rreth 300 atome antihidrogjeni për një kohë rekord prej 1000 sekondash (rreth 16 min), kohë kjo 5000 herë më e gjatë sesa ajo e arritur gjatë të njëjtit eksperiment nëntorin e kaluar (172 milisekonda), një rezultat që në atë kohë bëri të mendohej skenarë fantastiko-shkencorë të frymëzuar nga "Engjëj dhe djaj" e Dan Brown.
Rezultati i publikuar në edicionin online të revistës Nature Physics, më në fund bën të mundur të vëzhgohet mënyra se si sillet antimateria dhe të verifikohet se ashtu siç parashikojnë teoritë aktuale të fizikës, antimateria sillet në mënyrë simetrike, por të kundërt me materien.
Bllokimi i antimateries për një kohë të mjaftueshme për studim nga afër nuk ka qenë aspak e lehtë. Menjëherë pasi janë krijuar, atomet e antihidrogjenit janë "ngrirë" dhe mbajtur larg nga muret e "enës" në të cilën gjenden në sajë të fushave elektrike dhe elektromagnetike. Ky "kafaz" është absolutisht i domodoshëm për eksperimentin, pasi mjafton kontakti më minimal mes materies dhe antimateries për të çuar në shkatërrimin e të dyjave.
Gemma Testera, shkencëtare italiane, e cila ka drejtuar një tjetër eksperiment mbi antimaterien tha se "bllokimi i antimateries për një kohë kaq të gjatë është pika e nisjes për të studiuar mundësinë për ta përdorur atë".
"Studimi i materies dhe antimateries na lejon të verifikojmë se si ato sillen në të njëjtën mënyrë. Universi në të cilin ne jetojmë është i përbërë nga materia dhe antimateria dhe ligjet aktuale të fizikës sugjerojnë se ato të dyja janë të ngjashme", tha Testera.
Teoritë aktuale thonë se materia dhe antimateria u prodhuan në sasi të njëjta në momentin e shpërthimit të madh që krijoi universin (Big Bang) dhe asgjësuan njëra-tjetrën. Megjithatë, një pjesë e materies i rezistoi impaktit dhe sot qëndron në bazë të universit që ne njohim. Antihidrogjeni i bllokuar në CERN tashmë mund të ndihmojë të kuptohet se si materia ka arritur të mbijetojë dhe ku ka përfunduar antimateria.