Thonë se historia është mësuese e jetës dhe se ai që nuk mëson nga ajo është i dënuar që gjithmonë ta përsërisë. Këto proverba tregojnë se edhe popujt e lashtë e kishin shumë të qartë se njerëzit, krahas zhvillimit, dinin t’i përsërisin gabimet e mëparshme.
Zakonisht, kush bazohet në dijenitë e vjetra do të mund të gjente përgjigje edhe në problemet që sot mundojnë. Kështu të paktën tingëllon teorikisht.
Letra para letrës
Komunikimi më i vjetër nuk zhvillohej nëpër copa të letrës, por përmes statujave, ndërtesave, veprave artistike dhe objekteve që paraqisnin simbole, gjegjësisht porosi të caktuara.
Shumicën e porosive i kuptojmë,ngase qëllimi i tyre është mjaft i qartë,por ka edhe raste e që ka tepërt shumë, sa të përjashtohen që ende nuk është zbuluar se përse shërbenin.
Piramidat në Giza
Asnjë kontroll e fshehtësive historike s’mund të kalojë pa këto ndërtesa,ndoshta më të njohurat nga e kaluara e largët. Shumëkush piramidat i konsideron thjesht vetëm varreza faraonësh, por fshehtësia e tyre është shumë më e madhe.
Piramidat janë vendosur pothuajse përsosmërisht në raport me Polin e Veriut, gjë që tregon se egjiptianët e vjetër dinin për të, të paktën në ndonjë kuptim teorik ose mistik.
Nuk duhet harruar se po flasim për kohën e para disa mijëra vjetëve, kur shkenca dhe besëtytnia ishin të lidhura. Bazën e Piramidës së Keopsit e përbën katrori pothuajse perfekt, i cili është ndërtuar me aq precizitet saqë edhe me teknologjinë e sotme është vështirë të riprodhohet. Ndoshta misteri më i madh është fakti që piramidat qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.
Nuk është fjala këtu për shkatërrimet e luftës, por për faktin e habitshëm ndërtimor se ndërtesat e rënda disa mijëra tona nuk sharruan në rërë deri më sot.
Porosia e fshehtë: Egjiptianët e vjetër dinin për Polin e Veriut, dhe ishin mjeshtër më të mëdhenj të arkitekturës se sa që edhe vetë madhësia e piramidës lë përshtypje.
Stonehenge
Një prej strukturave më të vjetra të gurta të botës së vjetër ndodhet në Angli, ndërsa është krijuar para 4-5 mijë vjetësh. Ndonëse teori të ndryshme pëlqejnë ta lidhin atë me pjata fluturuese dhe me adetet druide, duhet ndalur vetëm në atë që e konfirmoi shkenca moderne. Ajo që e habiti shumëkënd ishte vetë ndërtimi i këtij objekti.
Shoqëria që e ndërtoi, pa asnjë dyshim se duhej të ishte shumë e zhvilluar, për ta ndarë fuqinë punëtore që do të ishte e punësuar në këtë projekt të vështirë.
Kur shkencëtarët modernë përpiqeshin që ta përsërisin ndërtimin e Stonehenge duke i shfrytëzuar mënyrat e vjetra të ndërtimit, gurët e rëndë disa tonelata thjesht u sharronin në tokën e butë. Meqenëse arritën që ta ndërtonin, ndërtuesit misterioz e kishin menduar ashtu që përmes tij të mund të përcillnin shumë dukuri në qiell, gjë që na bënë me dije se ata kishin njohuri të mëdha për astronominë.
Porosia e fshehtë: Shoqëria që ndërtoi Stonehenge ishte shumë ishte shumë e zhvilluar dhe kishte njohuri të madhe për dukuritë hapësinore dhe për ndërtimtari.
Moai
Statujat misterioze në Rapa Nui sot i njohur si Ishulli i Pashkëve, besohet se paraqesin paraardhësit e banorëve të ishullit. Meqë shumë nga statujat mbetën të papërfunduara, njerëzit imagjinativë menjëherë erdhën nëpërfundim se punëtorët gjatë punës së tyre i kishte ndërprerë ndonjë kataklizëm i tmerrshëm.
Arsyeja sigurisht se është shumë më prozaike. Besohet se disa nga statujat kurrë nuk është dashur të përfundoheshin, sepse i kualiteti i gurëve ishte i dobët, e disa janë lënë ashtu qëllimisht, të ndarë nga statujat tjera,ndërkohë që disa vërtet nuk ishin përfunduar për shkak të arsyeve tjera.
Ajo që është e habitëse te Moai nuk janë vetëm statujat, por edhe shoqëria që i ndërtoi. Shoqëria që dikur ndërtoiaq shumë statuja, sigurisht se numëronte mijëra e mijëra banorë, në mënyrë që ta mirëmbante një ushtri punëtorësh që punonin në Moai. Megjithatë, shkencëtarët pohojnë se numrii banorëve të Rapa Nui kurrë nuk kaloi mbi disa mijëra banorë, gjë që ështëshumë pak për gjithë atë punë.
Porosia e fshehtë: Shoqëria që ndërtoi statujat në Ishullin e Pashkëve ishte e shumtë dhe më e zhvilluar seçduket në shikim të parë.
Ekzistenca e njeriut
Edhe vetë ekzistenca e njerëzimit është e mbuluar me mister. Ndonëse kuazishkencëtarë të shumtë fshehtësitë e prejardhjes së njeriut e pëlqejnë a lidhin me ngjarje të ndryshme misterioze, prej të cilave më të popullarizuarat aktualisht janë jashtëtokësorët,megjithatë s’duhet shkuar aq larg.
Shkenca pohon se njerëzit e parë të vërtetë u shfaqën para 200 mijë vjetësh, ndërkaq shkrimi i parë para rreth6 mijë vjetësh. Që nga ai moment nisi,shikuar thjeshtë, fillimi i civilizimit njerëzor.
Problemi me këtë qëndrim tashmë të pranuar është i qartë.
Popujt e vjetër në skenën historike vijnë me një dijeni të thellë - por kurrë të shpjeguar- të arkeologjisë dhe astronomisë, së cilës asnjëherë nuk iu vërtetua prejardhja. E ajo që nuk u shpjegua kurrë është edhe distanca e madhe kohore mes krijimit të njeriut dhe zhvillimit tëtij teknologjik. Nëse njerëzimi në më pak se 10 mijë vjet që nga fillimi i historisë së shkruar e pushtoi Hënën,pyetja logjike do të ishte: E çfarë bëmë pra atëherë plot 190 mijë vjet?
Porosia e fshehtë: S’kemi përgjigje konkrete rreth prejardhjes sonë, ndërkohë që as mospajtimet rreth teorivetë të vlefshme ende s’janë zgjidhur.