Lindi ne Frasher (Permet) ne familjen e nje spahiu te vogel te deklasuar; vellaj i madh i Naim Frasherit dhe Sami Frasherit. Abdyl Frasheri e kaloi pjesen e pare te jetes ne fshatin e lindjes deri ne moshen 18-vjeçare kur u vendos per nevoja pune ne Janine. U shqua si personalitet politik qysh me 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar te Janines qe u formua po ate vit, hartoi projektin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise me anen e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idene e shtetit shqiptar do ta perkrahnin rivalet e Perandorise Ruse, te cilet nuk e deshironin supremacine e saj ne Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet qe zhvilloi me perfaqesuesit e Greqise ne korrik dhe ne dhjetor 1877, per nje aleance politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kunder Perandorise Osmane deshtuan gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idene e nje Shqiperie te Pavarur ne kufijte e saj etnike.
Ne fund te vitit 1877, Abdyl Frasheri (atehere deputet i Janines ne parlamentin e dyte osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare, qe u formua ne Stamboll (Komiteti i Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha nje kontribut te rendesishem ne perpunimin e platformes politike qe adoptoi levizja kombetare pas fitores ruse mbi Perandorine Osmane dhe sidomos pas nenshkrimit te Traktatif te Shen Stefanit. Sipas tezes se Abdyl Frasheri. ne kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste te Rusise cariste, nga interesat e fuqive perendimore per ta mbajtur me kembe Perandorine Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinje per ta copetuar Shqiperine, zgjidhja me e pershtatshme (nje zgjidhje kjo e perkohshme) ishte krijimi i nje shteti autonom shqiptar nen suzerenitetin e sulltanit ose, te pakten, krijimi i nje vilajeti te bashkuar shqiptar ne kuadrin e Perandorise Osmane, i cili, po te realizohej, do te sanksiononte kufijte etnike te Shqiperise dhe te drejtat kulturore te shqiptareve.
Si nje nga autoret kryesore te platformes politike te Komitetit Qendror te Stambollit, te cilen Abdyl Frasheri e parashtroi publikisht edhe me anen e artikujve qe botoi ne disa organe te shtypit evropian gjate pranveres se vitit 1878, ai mori pjese aktivisht ne themelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas themelimit te Lidhjes, e cila e adoptoi kete platforme, Abdyl Frasheri. u shqua si udheheqes, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarine e tij kryesore e zhvilloi sidomos ne viset e vilajetit te Janines dhe te Kosoves. Nuk e shkeputi asnjehere luften per mbrojtjen e teresise tokesore te atdheut nga lufta per autonomine e Shqiperise. Mori pjese pothuajse ne te gjitha kuvendet kryesore qe u organizuan nga Keshilli i Pergjithshem i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet nderkrahinore te saj. Kudo udhehoqi krahun autonomist te levizjes. Ne Kuvendin themelues te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit te puneve te jashtme te saj. Ai perfaqesoi Toskerine ne Kuvendin e Pare te Dibres (1 nentor 1878), ku u miratua rezoluta me te cilen kerkohej zyrtarisht nga Porta e Larte krijimi i vilajetit te bashkuar autonom te Shqiperise. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit te Prevezes (janar 1879), i cili arriti ta pengonte leshimin e Çamerise ne favor te Greqise. Ne pranveren e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qe vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per te mbrojtur nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per autonomi te Shqiperise. Abdyl Frasheri, ishte promotori i projektit qe miratoi Kuvendi i Dyte i Frasherit per te formuar qeverine e perkohshme. Ai udhehoqi gjithashtu Kuvendin Kombetar te Gjirokastres qe u shpreh per krijimin e shtetit autonom shqiptar me anen e levizjes se armatosur.
Abdyl Frasheri, e mbrojti programin e Gjirokastres ne Kuvendin e Dyte te Dibres ku udhehoqi si gjithnje krahun radikal te levizjes. Edhe pse programi i autonomise nuk u pranua nga perfaqesuesit e rrymes se moderuar, ai kaloi ne Kosove dhe aty se bashku me bashkeluftetaret e vet kosovare, vuri ne jete vendimet e Gjirokastres. U be anetar i qeverise se perkohshme qe u formua ne Prizren ne fillim te vint 1881 dhe dha nje kontribut te rendesishem né pergatitjet politike dhe ushtarake qe u moren per mbrojtjen e autonomise kunder ekspedites ushtarake osmane.
Pas shtypjes se Lidhjes, u arrestua dhe u denua me vdekje nga gjyqi special osman, por denimi u kthye ne burgim te perjetshem. Megjithate, pasi qendroi ne burg 3 vjet dhe ne internim 20 muaj, per arsye shendetesore u lirua, por me kusht qe te, hiqte dore nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i semure dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarine patriotike derisa vdiq ne Stamboll me 23 tetor. Eshtrat e tij u sollen ne Tirane me 1978.