Forumi Kuq E Zi
Ese nga une te shkruajtura ne Afganistan Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ese nga une te shkruajtura ne Afganistan Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ese nga une te shkruajtura ne Afganistan Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ese nga une te shkruajtura ne Afganistan Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
ERRËSIRË



Errësirë, qetësi, asgjë nuk pipëtin, degjoj vetëm të rrahurat e zemrës time të shqetësuar. Gjithkund rreth meje mbrtëron qetësi absolute, asnjë zë, as edhe një pipëtimë. Sikur e tërë bota ka rënë në gjumë, sikur vet jeta ka pushuar! Të rrahurat e zemrës sime janë të vetmet që e mbizotërojnë këtë qetësi me zhurmën e tyre tik-tak, tik-tak, sikur ora me lavjerrës në shtëpinë tonë të vjetër.

Nuk e di, nga kjo qetësi absolute apo nga shqetësimi në rritje më duket se zemra ime e ndryshoi ritmin e të rrahurave të saj dhe tash më shumë më ngjanë në goditjet e ujit në rrotën e mullirit të vjetër që gjendej në fund të fshatit, se sa në tik-tak-ët e orës së vjetër.

Për një çast një krismë nga largësia më çrregulloi ritmin e zemrës sime dhe të frymëmarrjeve të mia. Për një çast mu duk se zemra ime ndaloi së punuari, frymëmarrjet mu bënë më të rënda, më të ngadalëshme. Vallë ishtë bumbullimë apo pëlcitje e ndonjë granate që e theu qetësinë e kësaj nate? Që ç’rregulloi ritmin e jetës sime? Vetëm një krismë! Shqetësim! Vallë çfarë do të vijë pas kësaj?! Një krismë tjetër, një bumbullimë…, një e rahur e ndërprerë e zemrës!? Çfarë do të sjellin momentet në vijim? çfarë ditët dhe netët që janë para nesh? A thua kjo krismë ishte një ogur i zi, apo fillimi i fundit të një situate të mbajtur peng? Zonë lufte, terren jostabël, e ardhme e pa parashikueshme, ditët që nuk kanë prognozë, vetëm pritje, vetëm ëndërra të këputura, shpresa pa shpresë!?

Qetësi, asgjë nuk lëviz, sërish errësirë, sërish ritmi i njejtë, askush nuk bëzan, as nata! Edhe ajo pas kësaj krisme pa definicion po provon të bjerë në gjumë, po provoj edhe unë të fle së bashku me natën! Por kjo krismë ç’të ishte? Përse vallë nuk fle dhe unë, përse kur edhe natën e zuri gjumi. Zemër fli, e urdhëroj, por vallë i degjon ajo urdhrat e mia? Provoj ta qetësoj vehten dhe me dhunë i mbyll sytë, provoj ta kontrolloj frymëmarrjen time, ta vë në ritëm të rregullt, ti vë të rrahurat e zemrës në punë pa shqetësim. Ngadal filloj ti kontrolloj emocionet e mia, filloj të komandoj me ndjenjat e mia, ta vendosë qetësinë në shpirtin tim. Lehtë vërej se qapallat e mia po rëndohen, pamja ngadalë më mjegullohet, trupi po i lëshohet qetësisë së natës, ritmi i zemrës ngadalësohet dhe unë lehtë bie në gjumë. Ç’ndjenjë lehtësimi, sikur jam duke lundruar në valët e qeta të detit që me lehtësi më përkundin siku dikur dora e nënës sime, kur në djepin e drurit më vinte në gjumë duke më kënduar ninulla, kurse sonte ninulat po mi këndojnë valët e detit?!

Unë ika nëpërmjet valëve të detiti në qetësinë time shpirtërore, ika në gjumë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nesër vjen një ditë e re, një ditë me shpresa të reja…







12 – Shkurt - 2011 / 19:00

SHANK - Afganistan

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
PO DIELLI Ç’KA ME MUA?



Edhe drita e diellit këtu nuk ngroh, vetëm lehtë të miklon fytyrën. Si duket edhe ai e di që në vendin e huaj nuk duhet të të ngroh, nuk duhet të të ofroj kënaqësi, ashtuqë qëndrimi këtu të jetë sa më i shkurtër. Nuk e di, nuk e kap dot, si është e mundur që i njejti diell në vendin tim më ngroh më shumë?! Apo ndoshta nuk është vetëm dielli, por është reflektimi që rrezeve të këtij dielli i bënë toka e mëmëdheut! Vallë të jetë kjo e vërtetë? Dikur sa nuk e kisha lëshuar vendin tim, këtë nuk e kuptoja dot, por tash e vërej që gjithëcka në vendin tim është më e ngroht, më miqësore, më e afërt, me më shumë dashuri!? Këtu, në këtë atmosferë armiqësore, as dielli nuk ngroh, as hëna nuk ndriqon netët e errëta skëterrë, as fytyrat e njerëzve nuk janë miqësore, edhe të qeshurit e tyre është si një ngërdhezje, edhe përshëndetja e tyre si një sharje, edhe shikimi i tyre si një shigjetë therrëse…Vallë këta njerëz këtu janë të tillë vërtëtë, apo vetëm mua kjo atmosferë, ky vend, ky ambient më duket aq armiqëror sa nuk e përballoj dot. Gurët nëpër të cilët shkeli, më duken sikur thepa malesh që më shpojnë në zemër, barrikadat, sikur rrethoja të një burgu që po më zë frymën. Kahdo që sillesh, barikada, kahdo shikon mure betoni, kahdo që shkelë gurë, gurë dhe vetëm gurë. Ky vend të bën të të marrë malli për baltën e vendit, për drunjët e pyllit që këtu nuk i sheh askund. Më duket se atje edhe bora që bie është më e ngrohtë, edhe era kur fryen më miqësore, edhe shiu kur bie më freskues…e këtu asgjë, asgjë nuk e ka efektin e duhur, asgjë nuk ka shije, asnjë veprim nuk ka llogjik, asnjë fjalë nuk ka kuptim dhe asnjë buzëqeshje nuk ka efektin e vet. Jo që nuk të buzëqesh askush, sepse këtu ti je një numër, një i huaj, një shkelës në tokën e tyre…po përse vallë unë, përse…vallë nuk janë shkelës ata që më morën në punë… ç’faj kam unë? Vetëm po bëj punën time, përse të më urrejnë? Po, po kanë të drejtë, edhe unë jam armiku që po ua uzurpon tokën, edhe unë jam pjesë e okupimit të trollit të tyre…edhe unë…Po dielli ç‘ka ka me mua, vallë edhe për të jam armik në këtë vend? Po hëna përse nuk mi ndriqon netët e kaluara në vetmi, çfarë i kam bërë unë asaj? Po gurët pse më lëndojnë, ç’punë kanë ata me mua?

Po po, nga ç do anë vije zëri: Ti je armiku i këtyre trojeve, ti je armik, armik….armik…


26.02.2011 / 13:17
SHANK – Afganistan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shum ese te bukura shum ese te bukura pergezime te metejshme ylli

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons