"Nese do te korresh per nje vit mbill miser e grure,nese do te korresh per 100 vjet mbill arsim dhe kulture"
Sami Frasheri
Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri) (1 qershor, 1850, Frasher, Shqiperi – 18 qershor, 1904)
Rilindes i shquar, ideologu kryesor i Levizjes Kombetare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Ne literaturen e huaj eshte njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi ne Frasher te Permetit me 1 qershor 1850. Mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes. Me 1865 se bashku me pese vellezerit e tij dhe dy motrat u vendos ne Janine. Ketu se bashku me Naimin, Sami Frasheri kreu shkollen e mesme greke "Zosimea", ku perveç kultures se pergjithshme, pervetesoi krahas greqishtes se re e te vjeter edhe gjuhen latine si dhe gjuhen frenge dhe ate italiane. Ne Tetove, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mesoi arabisht, persisht dhe turqisht[1].
Me 1872 u vendos ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike per çlirimin dhe bashkimin kombetar te popullit shqiptar dhe bashkepunoi me perfaqesuesit me perparimtare te levizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte nje nder organizatoret kryesore te "Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqerise se te shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.
Sami Frasheri drejtoi revistat e para ne gjuhen shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi nje varg artikujsh. Per nevojat e shkolles shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhes shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhes shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronje" (Gjeografia, 1888) ne gjuhen shqipe. Nga veprat me te shquara te ketij mendimtari te shquar, patriot, demokrat dhe iluminist eshte "Shqiperia ç'ka qene, ç'eshte e ç'do te behet", botuar me 1899 pa emer autori ne Bukuresht. Ky traktat u be manifesti i Rilindjes Kombetare Shqiptare, vepra qe sintetizoi programin e levizjes, strategjine dhe taktiken e saj. Ne te u shprehen idealet demokratike te zhvillimit politik e shoqeror te vendit, te zhvillimit te arsimit, te kultures e te shkences. Sami Frasheri hartoi dhe nje fjalor te gjuhes shqipe qe mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu ne doreshkrim nje permbledhje kengesh popullore shqiptare.
Çeshtjen shqiptare Sami Frasheri e mbrojti edhe ne organet e ndryshme te shtypit qe drejtoi sidomos ne gazeten turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frasheri eshte autor i 57 veprave ne gjuhen shqipe, turke dhe arabe duke perfshire ketu edhe revistat e gazetat qe i drejtoi duke botuar vete ne to.
Çeshtjen shqiptare dhe historine e popullit shqiptar Sami Frasheri i trajton edhe ne veprat ne gjuhen turke e sidomos ne artikujt e botuar ne shtypin e kohes, si edhe ne veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frasheri dha kontributin e tij te vyer ne disa fusha te shkences ku u dallua si perfaqesues i mendimit te perparuar materialist, jo vetem per Shqiperine, por edhe per vendet e Lindjes. eshte autor i fjalorit normativ te gjuhes turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vleren e vet te madhe edhe ne ditet e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"permban mbi 40 mije fjale e shprehje gjuhesore dhe eshte pajisur me nje parathenie te gjate te shkruar nga vete Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e nje gjuhe letrare. Samiu eshte edhe autor i disa fjaloreve dygjuhesh frengjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frengjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frasheri ne gjuhen turke eshte Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) ne 6 vellime, ku Samiu u jep nje vend te dukshem botes shqiptare, figurave te rendesishme qe ka nxjerre populli shqiptar gjate historise se tij. Ne enciklopedine e Samiut gjenden njoftime per institucionet shteterore, arsimore, fetare etj., si edhe te dhena gjeografike jo vetem per qytetet dhe qendrat administrative me te rendesishme te Shqiperise, por edhe per fshatrat me te njohura.
Si shkrimtar Sami Frasheri shkroi ne gjuhen turke drama e romane. Vepra me e rendesishme tregimtare Sami Frasheri "Besa", e botuar me 1875 (?) e ka marre subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq ne teatrin perandorak ne Stamboll me 1874 (?), nje vit para se te botohej.
Per popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, te ciat i permblodhi ne "Biblioteken e xhepit", hartoi tekste te ndryshme, botoi antologji me pjese te zgjedhura nga letersia boterore dhe kryesisht orientale, ai la ne doreshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhesise dhe e letersise.
Sami Frasheri ishte edhe nje gazetar i talentuar. Ai ka bashkepunuar me shkrime dhe ka qene redaktor dhe kryeredaktor ne disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mengjezi" 1876), ku per nje kohe ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.
Ne punen krijuese te Sami Frasheri nje vend te rendesishem zene edhe perkthimet, e kryesisht ato nga frengjishtja. Ai shquhej per kulturen e tij te gjere ne shume fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vellime.
Per veprimtarine patriotike edhe per frymen perparimtare qe pershkon veprat e tij Porta e Larte e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frasherin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar te dilte nga shtepia. Atdhetari i shquar i vdiq ne Erenköy - Stamboll.
Aforizma nga Sami Frasheri
Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.
Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.
Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.
Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.
S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mënçuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.
Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.
Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.
Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.
Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.
Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.
Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.
Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.
Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur.
Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.
E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).
Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.
Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.
Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij.
Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të qajmë.
Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla aq rëndë është t’i pranosh.
Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.
Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.
Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.
Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.
Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.
Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.
Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin - çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.
Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.
Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.
Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij - morali i përgjithshëm.