Një femër nga Australia e ka lëvizur qafën nga vendi si pasojë e teshtitjes. 28-vjeçarja Monique Jeffrey ka dislokuar dy vertebra në qafën e saj duke teshtirë gjatë kohës sa ka qenë e ulur në krevat.
“E dija se diçka nuk ishte në rregull. Ndjeva që diçka lëvizi dhe kisha dhimbje torturuese”, ka shpjeguar ajo.
Si pasojë e kësaj, Monique nuk ka mundur të lëvizë, por fatmirësisht ka pasur në dorë telefonin për ta thirrur burrin e saj për ndihmë.
Pas paraqitjes në spital, mjekët i kanë thënë se ishte një spazmë muskulore dhe i kanë bërë ushtrime për t’ia lehtësuar gjendjen.
Por gjërat janë bërë më serioze me kalimin e kohës, prandaj ajo është dërguar me urgjencë te një njësi për traumë spinale, e cila ka zbuluar daljen nga vendi të dy vertebrave të qafës