Megjithatë njerëzit s’janë fajtorë për ngrohjen globale?
Teoritë, sipas të cilave faktori njeri i ka kontribuar më së shumti ngrohjes globale janë vënë në dyshim, pas publikimit të rezultateve të studimit më të ri që tregojnë se planeti ynë ka pësuar ngrohje të madhe gjatë Mesjetës.
Ekipi i shkencëtarëve që udhëhiqet nga gjeokimisti Zunli Lu nga Universiteti Sirakuza në shtetin New York ka gjetur se “periudha e ngrohtë e Mesjetës”, që ndodhi para përafërsisht 500 deri 1000 vjetësh, nuk ishte kufizuar vetëm në territorin e Europës.
Në fakt ai u shtri edhe në Antarktik, që do të thotë se planeti ynë tashmë ka përjetuar një ngrohje globale pa prodhimin e njeriut dhe emetimin e dyoksidit të karbonit në atmosferë.
Pas përfundimit të kësaj periudhe, toka u ftoh vetvetiu dhe madje kaloi nëpër “kohën miniakullit”.
Ekipi i Lout dëshmitë e domosdoshme i ka gjetur në saje të gjurmëve të mbetura në mineralin ikait, që krijohet në ujërat e ftohta dhe përfaqëson një variant të akullt të gëlqerorit dhe në të cilin janë të ruajtura gjurmët e ngrohjes dhe të ftohjes së mëparshme.