Forumi Kuq E Zi
Australia. Aborigjenët, populli me fuqi të mbinatyrshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Australia. Aborigjenët, populli me fuqi të mbinatyrshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Australia. Aborigjenët, populli me fuqi të mbinatyrshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Australia. Aborigjenët, populli me fuqi të mbinatyrshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Australia. Aborigjenët, populli me fuqi të mbinatyrshme 524613_390324284325779_236304299727779_1355760_807928286_n
Australia. Një prej vendeve më të lashtë të planetit. Një vend sa misterioz, aq edhe i pasur me burime. Një kontinent që, në periudha të caktuara të vitit bëhet i frikshëm dhe aspak mikpritës. Këtu, në këtë tokë të pamatë, më shumë se 50 mijë vjet më parë, mbërriti ai që konsiderohet edhe sot qytetërimi më i lashtë që ekziston.

Burra dhe gra që duket se kanë kapacitete misteriozë të shqisave dhe që në pjesën tjetër të botës janë humbur tashmë. Një popull që rrëfen histori antike të asaj që ata e quajnë "Koha e ëndrrave" apo më saktë, ajo që ishte, ajo që është dhe ajo që gjithmonë do të jetë.

Ky popull janë aborigjenët. Kapiteni anglez, James Cook është i pari njeri i bardhë, që ka eksploruar brigjet e Australisë. Në atë kohë, aborigjenët kanë qenë në një numër midis 300 mijë dhe 1 milion individësh. Ata ishin të ndarë në mijëra tribu apo klane, secili prej të cilëve fliste një gjuhë të ndryshme. Numëroheshin më shumë se pesëqind e megjithatë, popullsitë e aborigjenëve ishin të lidhura mes tyre në një ndërthurje territoriale spirituale. Po prej sa kohësh jetonin në Australi aborigjenët?

Sitet arkeologjikë më antikë datojnë që rreth 40 mijë vite më parë, por ka një debat të ndezur mes arkeologëve në lidhje me epokën kur paraardhësit e aborigjenëve mbërritën në këtë vend. Kur europianët mbërritën në Australi, aborigjenët ishin të shpërndarë në të gjithë kontinentin. Ata flisnin me gjuhë dhe me dialekte të ndryshëm.

Mes atyre grupeve që flisnin gjuhë të ndryshme organizoheshin ceremoni që sanksiononin marrëdhëniet mes komuniteteve dhe me Tokën. Të ndodhur në mesin e shkretëtirës, për mijëra vjet me radhë ata jetonin me produktet e tokës, detit, të gjuetisë dhe të peshkimit. Nuk dihet me saktësi se nga vinin aborigjenët, dikush thotë se, origjina e tyre ishte nga Azia, por për këtë nuk ka siguri.

Sipas zbulimeve gjeografike, këto popullsi kanë jetuar në kontinent për më shumë se 40 mijë vjet. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë të vetmit banorë të Australisë, me përjashtim të tregtarëve makasanë që vinin nga Indonezia, të cilët vinin herë pas here në zonën veriore të Australisë gjatë shekujve të fundit. Aborigjenët jetonin me gjueti dhe me bujqësi. Ata kishin një teknologji relativisht të thjeshtë, por të mjaftueshme për të prosperuar dhe për t'u rritur.

Popujt aborigjenë të Australisë u kanë mbijetuar me kalimin e shekujve, ndryshimeve të shumtë socialë dhe klimaterikë. Në të gjithë kontinentin australian, prania e tyre tashmë nuk ekziston më, përveçse në një vend të vetëm, në veri të Australisë, ku dendësia e tyre arrin sa një e katërta e popullsisë së bardhë. Eshtë një trashëgimi kulturore në qiell të hapur, e banuar në mënyrë të pandërprerë në popullsitë aborigjene për më shumë se 50 miijë vite.

Por është një vend ku përqendrohen edhe interesa të mëdha ekonomikë. Në fakt, nëntoka është shumë e pasur me uranium. Sipas legjendave, paraardhësit mbërritën këtu, plazmuan sheshet, krijuan bimët, kafshët dhe njerëzit këtu futën gjuhë, ceremoni, lidhje gjaku dhe rregulla jetese, histori të dokumentuara përmes pikturimeve dhe skalitjeve në gurë, që përbëjnë një prej gjurmëve më të lashta të ndërveprimit të njeriut me ambientin. Po nga vinin ata që aborigjenët i quajnë shpirtëra?

Sipas asaj që rrëfejnë legjendat, ekzistojnë qenie që nuk kanë një trup të dukshëm për ne, sepse kanë një frekuencë vibratore të ndryshme nga e jona. Këto qenie, zakonisht quhen shpirtëra. Ekzistojnë shumë, disa prej të cilëve posedojnë fuqi të mëdha, ata mund të shfaqen, të zhduken, të udhëtojnë nën tokë, të përshkojnë malet, të ndryshojnë formë dhe dimension dhe ndonjëherë, të shfaqen si kafshë që flasin me gjuhën e qenieve njerëzore.

Po cilët janë në të vërtetë? Shpirti nuk është diçka e padukshme, nuk është diçka që nuk mund të preket apo shihet. Shpirti është tërësisht fizik, por forma shpirtërore varet nga vëzhguesi, varet nga lidhja e vëzhguesit me objektin. 470 kilometra larg nga Elis Springs, një qytet në qendër të Australisë, ndodhet një prej vendeve më misteriozë të tokës australiane, Uluru, monoliti më i madh në botë. Ai është një gur shumë i lashtë, edhe më i lashtë se vetë kontinenti australian ku e gjejmë, një vend magjik, një gur që thuhet se ka cilësi të veçanta që ndoshta vijnë për shkak të kuarceve që e përbëjnë.

Aty zhvillohen ende ceremoni të ndryshme, ka shpella me pikturime shumë antike. Aborigjenët që jetojnë në ato anë nuk duan që njeriu i bardhë t'i afrohet gurit. Ata e konsiderojnë kohën tonë si një ëndërr që ka lindur dhe është rrënuar, ndërsa vendi ku ndodhet guri konsiderohet një udhëkryq i kohës së ëndrrës. Bob Randell është plakushimë i rëndësishëm i tribusë Jankuni Chara Chara.

Prej kohësh është i angazhuar në rekuperimin e kulturave aborigjene si dhe për njohjen e të drejtave civile të popullsive të diskriminuara. Është një prej personaliteteve më autoritarë dhe të respektuar të të gjithë territoreve të veriut. "Chukupa është termi që antropologët kanë lidhur me dreaming - ëndërrimin - koha e ëndrrës", thotë ai. "Për ne aborigjenët është koha e krijimit që përfshin fillimin, të tashmen dhe të ardhmen - të gjitha në një të vetme.

Në kohën kur ndodhi zgjimi nga errësira, në kohën kur u çliruan vibrime të mira dhe kur u gjenerua shumë dritë, shkrepëtimi i dritës u shndërrua në shkreptimë të vetëdijes. Nuk ka ndodhur rastësisht. Të gjithë gjerat gjetën në një farë mënyre rendin e tyre. Dielli dhe Toka ishin në vendin e tyre, por Hëna dhe planetet ishin të shpërndarë. Chukupa i vendosi në rregull, secili në vendin e vet dhe gjërat filluan më pas të funksionojnë sipas idesë që çdo gjë i shërben asaj që do të vijë. Por se si ndodhi kjo, ky është ende një mister".

Por gjumët që kanë lënë paraardhësit, janë të dukshme edhe sot, ato janë pjesë e territorit dhe përbëjnë një rrjet vendesh të shenjtë që janë të lidhur me njëri-tjetrin përmes ndjesive. Është një lidhje e natyrës shpirtërore, e cila rigjen pasqyrim me një lidhje me një element natyror, që mund të jetë një pemë, mund të jetë një kafshë apo mund të jetë një ngjarje. Krijuesit e lashtë kompozuan këngë dhe muzikë, që sipas aborigjenëve janë pjesë e tokës dhe për këtë arsye kanë një fuqi të madhe rigjeneruese ndaj saj.

Muzikat përbëjnë rrugët e këngëve, rrjeti kompleks i komunikimit që lidh mes tyre shumë tribu. Disa studiues thonë se janë linja force gjeomagnetike, të cilat një aborigjen është në gjendje t'i perceptojë falë ndjeshmërisë së tij. Disa prej këtyre rrugëve ndiqeshin gjatë migrimeve. Po si arrijnë aborigjenët që të hyjnë në kontakt me paraardhësit krijues të tyre? Janë dy lloje ritualesh. I pari, është ai i INICIIMIT.

Zakonisht, këtu rikrijohen episodë të kohës së ëndrrave përmes vallëzimeve, muzikës dhe një varietet formash artistike, mes të cilave pikturimi i trupit. Lloji i dytë i ritualit bëhet për të rritur pjellorinë. Zakonisht zgjidhet një vend i shenjtë, për shembull, një vend ku është ndalur dikur një paraardhës i lashtë. Këtu pjesëmarrësit mund të ripikturojnë gurin, të derdhin gjak apo të kryejnë kërcime. Qëllimi i këtyre ritualeve është rigjallërimi i fuqisë së paraardhësit dhe totemit të tij.

Ellis Springs, ndodhet në qendrën gjeografike të Australisë, në territorin e veriut, pikërisht në të vetmen arterie që lidh bregun lindor me Darvin. Kur mbërrin në Ellis, e kupton menjëherë që nuk është një qytet dosido. Peizazhin e dominon ngjyra e kuqe. Kudo përreth ka shkretëtirë. Ky rajon banohet prej 500 mijë vitesh nga Arendët, mbrojtësit tradicionalë të kësaj toke. Janë të panumërta historitë e krijimit që aborigjenët rrëfejnë prej mijëvjeçarësh. Qendra e Australisë, e njohur gjithashtu si zera e kuqe për shkak të ngjyrës së tokës, është një vend i pasur me shkretëtirë, e cila fsheh në vetvete mistere ende të pazgjidhur, si për shembull format gjeologjike të disa vendeve, si ai që folëm më lart, apo si katachuta.

Gjeologjia i konsideron format e çuditshme shkëmbore që mund të gjenden kudo në Tokë si pasoja të veprimtarisë gërryese të agjentëve atmosferikë. Por për aborigjenët, bëhet fjalë për dëshmi të prekshme të kalimit aty të paraardhësve të tyre. Ajo që në përgjithësi përcaktohet dhe quhet strukturë e një territori këtu është kur janë shënuar një herë e përgjithmonë udhëtimet dhe veprimet e krijesave të lashta. 4700 vjet më parë, disa meteorë ranë pikërisht në këtë zonë, duke prodhuar kraterë të ndryshëm.

Më i madhi është 180 metra i gjatë dhe me një thellësi 15 metra. Në brendësi të tij është zhvilluar një vegjetacion i ndryshëm nga ai rrethues. Por, sekretet e këtyre vendeve nuk janë vetëm një origjinë natyrore. 20 kilometra më në jug të Alice Springs ndodhet një bazë amerikane me 800 vartës. Ajo quhet Pine Gap.

Çfarë bëjnë këtu këta 800 persona? Është një bazë sekrete ku asgjë nuk del dhe asgjë nuk depërton. Shumëkush ka hedhur hipotezën se të gjithë këta njerëz punojnë për Echelon, Veshi i madh që është në gjendje të dëgjojë të gjithë llojet e komunikimit të planetit, ndërsa të tjerë thonë se aty janë duke u studiuar mundësitë për të arritur një ditë që të dëgjojmë diçka me origjinë jashtëtokësore.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons