Një mama i ka shpëtuar dy herë jetën të birit të saj. Në fillim ajo i dhuroi atij palcën e kockave dhe më pas një veshkë, operacion ky i cili u krye ditën e djeshme në Molinette të Torinos në Itali.
Gruaja në fjalë është me origjinë nga Peruxhia, është 55 vjeç ndërsa djali 29 vjec. Në vitin 2003 për pasojë të një forme të rëndë të leucemisë akute limfoblastike, djali kishte shumë nevojë për palcën dhe në këtë rast transplantimi u krye me sukses në Romë.
Megjithatë pati shumë komplikime neurologjike të kimioterapisë që në atë rast përfshinë dhe veshkat duke e bërë të domosdoshme dializën.
Sërish ka qenë e ëma ajo që i erdhi në ndihmë duke e shpëtuar për herë të dytë.