Dita me e bukur e jetes se saj u be me e keqja. Jemma Webb, nje vajze 32 vjecare qe prej muajsh luftonte kunder nje tumori ne vezore, nuk ja arriti te kurorezonte enderren e jetes se saj, te martohej me Alexin e saj.
Martesa e tyre ishte fiksuar per daten 28 mars ne oren 4 e gjysem, dhendri nuk e pa te shkonte ne altar, sepse nje ore e gjysem me pare, ne oren 3, zemra e saj pushoi se rrahuri.
“Ishte shume e emocionuar, isha edhe une – eshte shprehur per “The Sun” Alex Bradford, i fejuari i saj, i shkaterruar. Ne oren 2 u ndje keq dhe per rreth nje ore me pas kishte vdekur tashme.”
Per mjeket, qe e kishin diagnostikuar, tumori kishte filluar te perhapej ne shkurt te 2010, kur Jemma filloi kimioterapine, vajza nuk kishte shpresa te arrinte deri ne dasmen e saj. “Por ajo nuk hoqi dore kurre, besonte vertet tja dilte: ajo mund te kishte kancer por kurrsesi kanceri te kishte ate ne kontrolll”, shton Alex.” Disa persona dorezohen, ajo jo, nuk donte te vdiste, kishte nje deshire shume te madhe