Në muajin maj, Facebook do të mund të kuotohet zyrtarisht në bursë. Për këtë rrjeti social, krijesë e Marc Zuckerberg ka pezulluar të gjithë aktivitetin dhe shitjen e titujve në tregjet dytësore, pikërisht për t’u përgatitur për hapin e madh. Siç shkruan Wall Street Journal, vlera e Facebook përllogaritet diku tek 103 miliard dollarë. Kjo thotë, Wall Street Journal, në bazë të ankandit të zhvilluar nga SharePost, që ka përfunduar shitjen e 150 mijë titujve të Facebook me një çmim mesatar prej 44.10 dollarë për një.Por çfarë po kuoton Facebook dhe Marc Zuckerberg në bursën amerikane, në Wall Street? Analistët dhe specialistë amerikanë pohojnë se ajo që po hidhet në bursë janë klientët. “Ushtria” e mbi 800 milion përdoruesve është një aset e mundësi e madhe reklamimi, që shfrytëzohet aktualisht nga Facebook e që pritet të shfrytëzohet akoma më mirë pas kuotimit në bursë.
tch
tch