I biri, që do të sjellë në jetë, do të jetë vëllai i të shoqit. Duket si gjëagjëzë, por në fakt bëhet fjalë për histori reale e absurde, që është publikuar në revistën "Human Reproduction", teka ka ngjallur shumë polemika, mbi etikën e dhurimit të farës nga ana e një burri, për nusen e djalit të tij.
Ky fekondim artificial, i realizuar me sukses, ka ndodhur në Hollandë dhe ka si protagonistë një çift 30-vjeçarësh. Atij iu diagnostikua pamundësia për të prodhuar spermë, ndërkohë që ajo, nga dëshira e madhe për të pasur fëmijë, i ka kërkuar ndihmë vjehrrit, i cili pranoi më kënaqësi të dhurojë spermatozoidët e nevojshëm për të sjellë në jetë një fëmijë në epruvetë. E kështu, gjyshi do të jetë babai biologjik i fëmijës, që në fakt do të ketë si baba real një vëllain e tij, por me nënë tjetër.