Rrota më e vjetër në botë për pëdorim praktik, është gjetur në Slloveni në një moçal, i cili në mijëvjeçarin e katërt p.e.s kishte qenë katund i kasolleve mbi hunj. Me metodën e radiokarbonit, është vërtetuar se i përket periudhës mes 3.350 dhe 3.100p.e.s.
Pranë saj është gjetur edhe boshti në të cilin janë futur rrotat. Rrota ka vrimën në formë katrore, kështuqë edhe boshti është rrotulluar së bashku me rrotën, që tregon se karroca ka pasur vetëm një
palë rrota.
Rrota ka një rreze prej 70 cm, dhe trashësi prej 5 cm. Është e bërë nga druri i ahut dhe dushkut. Rrota dhe boshti janë djegur sipërfaqësisht që t’i qëndrojnë kalbjes.
Së bashku me to është gjetur edhe një varkë e drunjtë.
Megjithatë kjo figurë qeramike, ndonëse është vetëm punim dekorativ ose për përdorim kultik, tregon që ka pasur qerre për përdorim praktik në të njëjtën kohë, pra është një punim nga kultura e Tripoljes, që daton mes 3950-3650 p.e.s disa shekuj para asaj të prodhuar në Slloveni.