Pas 20 viteve pluralizëm, Shqipëria i rikthehet debatit për hapjen ose jo të dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur punën për hartimin e një drafti i cili do t’i përcillet Kuvendit me qëllim nxjerrjen në dritë të emrave të atyre që kanë bashkëpunuar me sigurimin gjatë regjimit komunist, madje dhe të zyrtarëve të lartë si presidenti dhe kryeministri. Një prej nismëtarëve është dhe ish kryeministri, Aleksandër Meksi, i cili thekson se mungon informacioni real i asaj kohe, pasi një pjesë e regjistrave janë zhdukur.
Ai shpreh dyshime për vullnetin e legjislativit për të miratuar pa ndryshime draftin. “Unë them se do të jetë e vështirë që të kalojë në Parlament. Njerëzit duhet të kenë të drejtën të mund të dinë çfarë ka ndodhur. Tek ne është krijuar një institut me shkencëtarë të emëruar, njëlloj si në kohën e komunizmit”, tha Meksi. Projektligji parashikon që pastërtia e figurave për çdo funksionar të kryhet nga periudha 1944 deri ne 1991. Objekti i këtij ligji do të jetë përcaktimi i funksioneve shtetërore, mbajtja e të cilave është e papajtueshme, për arsye të veprimtarisë së funksionarit në të kaluarën e tij, për shkak të qenies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit apo të ish-Sigurimit të Shtetit.
Brenda tre muajve nga krijimi, Autoriteti do të duhet të informojë publikun për gjendjen e materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, ruajtjen e dokumenteve, dëmtimet eventuale, shkaqet dhe përgjegjësitë. Brenda një viti nga krijimi i Autoritetit, do të krijohet Arkiva Qendrore e ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme në varësi të Këshillit të Ministrave ku do të grumbullohet gjithë dokumentacioni që sot është i shpërndarë.
Ky arkiv me mbarimin e afateve të veprimit të këtij ligji dorëzohet do të në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Kur të kenë kaluar gjashtë muaj nga fillimi i punës, çdo shqiptar, pas do të ketë të drejtën që të njihet me të dhëna personale, në lidhje me atë që përmbajnë dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ose arkivat e tjerë. Por, në çdo rast shtetasit do të njihet vetëm me të dhënat personale të tij dhe do i ndalohet të njihet me të dhënat e personave të tretë të tjerë që mund të përmbajë dosja e tij. / L.T.