Forumi Kuq E Zi
Kriza greke, emigrantët: S’kthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kriza greke, emigrantët: S’kthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kriza greke, emigrantët: S’kthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kriza greke, emigrantët: S’kthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Kriza greke, emigrantët: S’kthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri Ikin-emigrantet-300x225Kriza greke dhe ajo italiane pritej të shoqërohej me kthime masive të emigrantëve shqiptarë nga këto vende duke marrë me vete edhe kapitalin, por nuk po ndodh kështu. Një pjesë e mirë e atyre që banojnë dhe punojnë në këto vende janë integruar aty dhe për shkaqe të ndryshme, të cilat fillojnë nga shkolla e fëmijëve e deri tek situata politiko-ekonomike në vendin tonë, as që e mendojnë kthimin në Shqipëri, kurse ka edhe prej tyre që japin një shpjegim tjetër: “Situata është e njëjtë, pse duhet të kthehemi”? Kjo është përgjigja me të cilën një numër i madh shqiptarësh që punojnë në Greqi i janë përgjigjur një sondazhi të Fondit Grek për Politikat e Jashtme, pikërisht me këtë temë: Kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të origjinës për shkak të krizës greke. Pjesë nga sondazhi u prezantuan dje gjatë një tryeze të zhvilluar në Tiranë në lidhjen me ndikimin e krizës evropiane në rajonin tonë. Sipas të dhënave të publikuara, emigrantët nuk preferojnë të kthehen nga Shqipëria në Greqi për faktin se mendojnë se situata është përkeqësuar edhe në vendin tonë duke zgjedhur qëndrimi atje nisur edhe nga disa arsye të tjera.

Një ndër arsyet e tjera që ndalon kthimin e emigrantëve pavarësisht krizës dhe papunësisë që po kalojnë në Greqi lidhet edhe me integrimin në atë shoqëri. Një pjesë e mirë e tyre janë me familje dhe fëmijët i kanë nëpër shkolla. Një kthim në atdhe do të përkthehej në ndryshime të mëdha. Krahas kësaj, emigrantët përmendin edhe problemet që mendojnë se do të kenë me integrimin në vendin amë pas kthimit. “Do të ndjeheshin sikur u ndjenë në vitin e parë që shkuan në Greqi”, -shprehet Anna Triantafyllidou nga Fondi Grek për Politikat e Jashtme. Në fakt, mos integrimi i emigrantëve të kthyer, është një temë pak e prekur por që sipas të dhënave përbën një arsye tjetër të fortë në hezitimin e tyre për të ardhur në Shqipëri. Kjo për faktin se mosnjohja e realitetit të këtushëm u shkakton atyre pasiguri aq sa preferojnë më mirë që të jetojnë me të ardhura më të ulta në vendin e emigrimit. Në këtë drejtim jep një kontribut të veçantë edhe mosnjohja e gjuhës në disa raste.

Por ka edhe shembuj të mirë, mjaft emigrantë janë kthyer dhe investuan në vend duke hapur biznese familjare, të lidhura me punën që kanë bërë në Greqi. “Kemi pyetur se cili do të ishte aktiviteti që do të zhvillonin nëse do të ktheheshit dhe na kanë thënë se do të ishin restorante, parukeri, etj., punë që kanë bërë vetë në emigrim”, – shtoi Triantafyllidou

kthimi i emigrantëve pati një rritje të ndjeshme gjatë fillimit të vitit të shkuar, gjë e cila u vërejt edhe tek rritja e depozitave nëpër banka. Të dhënat treguan se deri në fund të shtatorit 2011, depozitat në banka patën një rritje me 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët ia veshën kthimit të emigrantëve këtë rritje, të cilët transferuan në bankat shqiptare kursimet e tyre nisur edhe nga kriza që po kalon fqinji ynë jugor.



Dërgesat ndër vite

2006 937 mln euro

2007 952 “

2008 833 “

2009 782 “

2010 690 “

2011* 476 “



*deri në tre mujorin e tretë

Burimi: BSH



“Ka një vit që nuk dërgojmë para në shtëpi”

Kriza që ka kapur Greqinë dhe Italinë po reflektohet në formën më të drejtpërdrejtë fillimisht tek familjet shqiptare që të vetmin burim të të ardhurave kanë dërgesat e të afërmit të tyre në këto shtete. Nga sondazhi i zhvilluar nga Fondi Grek për Politikën e Jashtme del se një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jetojnë pa familjen në Greqi, prej një viti nuk i kanë dërguar para bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre në Shqipëri. Kjo, për shkak të papunësisë që po karakterizon Greqinë dhe kryesisht në sektorë që kanë të bëjnë me ndërtimin ku edhe janë të punësuar një pjesë e mirë e shqiptarëve.

Po edhe kur dërgohen, për çfarë përdoren kryesisht dërgesat e emigrantëve? Një studim i zhvilluar nga instituti “Agenda” nxorri se 74 për qind e parave që hyjnë në vend nëpërmjet dërgesave të emigrantëve përdoren për t’u ushqyer. Mjafton vetëm ky tregues për të kuptuar rëndësinë që mbart kriza greke për vendin tonë por edhe ulje e ndjeshme të konsumit gjatë këtyre muajve të fundit. Ulja e përvitshme e remitancave ka bërë që familjet me të ardhura të ulta të bëhen edhe më të varura nga dërgesat duke mos mundur të kursejnë asgjë. Shtrenjtimi i ushqimeve ndërkohë bën që pjesa e dërgesave që shpenzohet për t’u ushqyer të rritet.





Për çfarë shpenzohen dërgesat*

Ushqim 73.8 %

Ilaçe 54.7 %

Veshje 40.6 %

Edukim 17.5 %

Kursim 32.5 %



*Familjet kanë dhënë më shumë se një përgjigje



Dërgesat ranë edhe në 2011-ën

Dërgesat e emigrantëve shqiptarë në vendet e BE-së kanë pësuar një rënie të fortë që prej periudhës vende si Greqia dhe Italia u përfshijnë nga kriza. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se dërgesat kanë filluar të bien në vitin 2009, trend i cili ka vijuar deri në fund të vitit 2011. Kështu, nëse përgjatë vitit 2009, emigrantët dërguan në familjet e tyre 781 milionë euro, në fund të 2010-ës shifra re në 690 milionë euro ose 92 milionë euro më pak. Rënia duket të ketë qenë më e fortë edhe gjatë vitit të shkuar, por Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar ende treguesit për të gjithë vitin. Tani për tani janë publikuar treguesit për nëntë mujorin sipas të cilave, gjatë kësaj periudhe, shqiptarët në mërgim dërguan vetëm 476 milionë euro tek familjet e tyre.



* * *

Moody’s: Borxhi publik, rrezik për Shqipërinë

Borxhi i lartë publik që ka Shqipëria e vë përballë një rreziku të nivelit mesatar ndaj falimentimit. Ky parashikim vjen së fundi nga Moody’s, një nga agjensitë e mëdha të vlerësimit të riskut. Ky parashikim nuk vjen papritur. Sinjalin e parë për kohë të vështira në ekonominë e Shqipërisë e dha në fillim të këtij viti FMN. Në raportin “Një vështrim në ekonominë botërore, 2012”, FMN e rendit Shqipërinë ndër 26 vendet më të rrezikuara nga kriza në eurozonë, që pritet të kenë tkurrje të mëdha të rritjes saj ekonomike” nënvizonte raporti në fjalë. FMN parashikon që Shqipëria këtë vit do të ketë një rritje ekonomike prej 0,5 %, më të ultën në gjithë Europën Jug – Lindore, që pritet ta ketë 0,7 %. Shkakun kryesor për këtë tkurrje të rritjes ekonomike FMN e gjen në transferimin në Shqipëri të krizës së eurozonës dhe sidomos asaj në dy vendet fqinjë, Greqi dhe Itali, partnere kryesore ekonomike të Shqipërisë. Si pasojën më të dukshme dhe më të dëmshme për ekonominë e Shqipërisë FMN paraqet uljen e dërgesave në Shqipëri nga rreth 1 milionë emigrantët shqiptarë, në Greqi dhe Itali, dërgesa që prej 20 vitesh kanë qënë karburanti kryesor i rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Në këtë kuadër të parashikimit nga FMN për kohë të vështira në ekonominë e Shqipërisë vendoset edhe vlerësimi i agjensisë Moody’s “për një rrezik mesatar për falimentim.” Sipas kësaj agjensie rreziku vjen nga borxhi i lartë publik, financat e dobëta të qeverisë dhe nga një situatë ekonomike të përshkruar prej saj si të tillë ku “edhe pse ekonomia mbeti relativisht e qëndrueshme gjatë krizës botërore 2008- 2009, Shqipëria ende nuk ka nisur rimëkëmbjen ekonomike”.

Prof. Dr. Zef Preçi, ekspert i pavarur në fushën e ekonomisë, Drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike me seli në Tiranë mbështet pjesërisht këtë analizë të Moody’s dhe rendit edhe faktorë të tjerë që vënë në rrezik ekonominë. “Ekonomia shqiptare ka filluar ngritjen pas krizës botërore të 2008 – 2010-ës. Borxhi publik është kaq i lartë sa qeveria nuk ka asnjë mundësi për ta rritur atë më tej. Ka një ngurtësim, frenim apo tkurrje të kërkesës agragate të brendshme. Kjo do të thotë që bizneset kanë vështirësi në mbajtjen në punë të punëtorëve, shitjen e prodhimit dhe si pasojë në sigurimin e fitimeve. Kjo situatë çon pastaj në vështirësi të autoriteteve fiskale për të marrë nga bizneset taksat dhe tatimet për të siguruar kështu të ardhurat në buxhetin e shtetit,” – thotë Zef Preçi.



Rrezik i dyfishtë nga faktorë ekonomikë dhe politikë

Në vlerësimin e Shqipërisë si një vend me një risk mesatar për falimentim luajnë rolin e tyre edhe faktorë politikë. Kriza e gjatë politike, bllokimi i reformave, mosplotësim i 12 prioriteteve të BE kanë sjellë refuzimin për dy vjet rrjesht të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ky refuzim dëmton nga mjëra anë imazhin e Shqipërisë në vendet e BE dhe përtej tyre dhe nga ana tjetër largon në një kohë të pacaktuar financimet e BE për vendet që marrin këtë status. “Tensioni i vazhdueshëm mes partive kryesore politike ka dëmtuar përpjekjet e Shqipërisë për t’u pranuar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, – vëren agjensia Moody’s në vlerësimin e saj për Shqipërinë. Ajo arrin në përfundimin se rreziqet për faliment janë të dyfishta pasi vijnë nga faktorët ekonomikë dhe nga ato politikë. Borxhi publik i qeverisë dhe ngadalësimi i ritmeve në procesin e integrimit europian konsiderohen nga kjo agjensi si rreziqet kryesore për mundësinë e shkarjes së vendit drejt falimentimit.



Çfarë duhet bërë që Shqipëria të shmangë këto rreziqe?

Mbushja e buxhetit të shtetit është një parakusht që kjo shmangie të fillojë të funksionojë. Një nga rrugët më efikase sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi është ulja e arbitraritetit të administratës tatimore në marrëdhëniet e saj me biznesin. “Do të ishte një hap në drejtimin e duhur rishikimi nga ana e qeverisë i kuadrit rregullator, me synim zvogëlimin e arbitraritetit të administratës fiskale në marrdhëniet e saj me biznesin, për t’i dhënë mundësi biznesit të rritet, të fuqizohet dhe për pasojë të ketë mundësi të paguajë taksat, tatimet në buxhetin e shtetit” – sugjeron eksperti ekonomik Zef Preçi.

Veç shëndoshjes së buxhetit të shtetit vitale për zhvillimin ekonomik komsiderohen investimet e huaja. Eneida Guria, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim, thotë për programin shqip të DË se interesi i investitorëve të huaj nuk ka pësuar rënie. Sipas saj ka madje një interes në rritje të investitorëve gjermanë. “Gjermania dhe Austria kanë në Shqipëri një prani shumë të madhe me disa projekte, kryesisht në sektorin energjitik, bankar dhe të kompanive të shërbimit. Ka rritje të interesit gjerman për prodhime në fushën e manifakturës” – thotë Eneida Guria.

Agjensia Moody’s sugjeron “përmirësimin e kapaciteteve institucionale, një gjyqësor efikas dhe luftë më të sukseshme se deri tani kundër korrupsionit” për të mos penguar investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri. Ajo e konsideron marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE një mundësi të madhe për të marrë fondet përkatëse nga BE për zhvillimin e institucioneve, gjë mund të ndikojë për mirë në situatën ekonomike.

Deutsche Welle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons