Forumi Kuq E Zi
KQZ, partitë nuk e lëshojnë, ja formula e re Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KQZ, partitë nuk e lëshojnë, ja formula e re Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
KQZ, partitë nuk e lëshojnë, ja formula e re Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KQZ, partitë nuk e lëshojnë, ja formula e re Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
KQZ, partitë nuk e lëshojnë, ja formula e re Nje-vajze-duke-votuar-per-zgjedhjet-lokale-ne-nje-qender-votimi-ne-Tirane.-300x226 Luis Tanushi

Partitë politike ende nuk janë të gatshëm që të heqin dorë nga kontrolli mbi procesin Zgjedhor. Në ditën e dytë të tryezës së organizuar nga OSBE,për të diskutuar rreth reformimit të sistemit zgjedhor, përfaqësuesit e majtë dhe ata të djathtë nuk tërhiqen nga formula aktuale për të pasur një administratë zgjedhore politike për të organizuar zgjedhjet e vitit 2013. Edhe pse parimisht të dyja palët shprehin rezerva për formulën aktuale, si PD dhe PS shprehen skeptike për të pasur komisione të pavarura, jashtë ndikimit të urdhrave politikë. Pjesëmarrësit në takim u shprehën se është tepër e vështirë gjetja e një formule teknike që do të garantojnë pavarësinë e sistemit. Në konkluzionet e tyre, dy përfaqësuesit shprehën rezerva për aplikimin e një administrate zgjedhore që do të ishte tërësisht jashtë ndikimit të politikës.

“Është shumë shpejt që të eksperimentojmë me një administratë të nivelit të dytë dhe të tretë tërësisht teknike. Unë personalisht jam skeptik, jo se ka ndonjë vendimmarrje të paracaktuar , por edhe nga konkluzionet është shumë e vështirë që ta shtrish vendimmarrjen teknike në të gjithë vendin”, theksoi në përfundim të tryezës bashkëkryetari, Damian Gjiknuri. Ajo që të dy palët ranë dakort, është krijimi i një bërthame njerëzish të cilët do të ishin të trajnuar dhe të licencuar për tu marrë me administrimin e zgjedhjeve. Sipas mendimit të dy partive kryesore, komisionerët do të licencohen dhe do të jenë të përhershëm në çdo palë zgjedhje. Ideja shkon edhe më tej për sekretarët e komisioneve për të cilët është hedhur ideja. “S’ka asnjë pengesë që ne të themi në Kod që nuk mund të jesh komisioner, pa qenë i trajnuar dhe pa pasur licencë. Ne këtë duhet ta fusim, sikurse komponentë të administratës të jenë elementë permanentë. Dikur, Damiani ka përmendur noterët si sekretarë, pse jo, sekretari mund të jetë permanent”, u shpreh bashkëkryetari demokrat, Ilir Rusmali.



Formula për KQZ

Burime nga grupi i punës për reformën zgjedhore shprehen se PD dhe PS do të vijojnë të ruajnë shumicën në organin kryesor që merret me administrimin e zgjedhjeve. Një nga formulat e përbërjes e cila është hedhur si ide, është ajo e ruajtjes së numrit prej 7 anëtarësh, por vetëm katër prej tyre të propozohen nga partitë politike, ndërsa për tre të tjerë të shikohej mundësia e gjetjes së një mekanizmi të pavarur, siç mund të ishte propozimi nga presidenti apo gjyqësori. Gjithsesi ende grupi i punës për reformën zgjedhore nuk ka rënë dakort për një formulë përfundimtare. Qëllimi përfundimtar sipas tyre, mësohet të jetë ndryshmi i anëtarëve aktualë dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj, kjo dhe për shkak të presionit të opozitës ndaj mazhorancës. Eksperti ndërkombëtar i zgjedhjeve Charles Lashman, paraqiti disa nga formulat e zbatueshme në realitetin shqiptar për KQZ-në, ku variant ideal sipas tij do të ishte për një KQZ jo politike në bazë të modelit anglez ku anëtarët janë minimalisht 5 vite të shkëputur nga çdo aktivitet politik. “Maqedonia p.sh e ka që kryetarin e KQZ-së e merr opozita, ndërsa nënkryetarin e saj e merr mazhoranca.

Nuk e di nëse zbatohet në Shqipëri një gjë e tillë. Nëse i hiqet detyra ekzekutive kryetarit të KQZ-së, mund të caktohet ndonjë kryeoficer (sekretar i përgjithshëm) që mund të merret me administrimin e zgjedhjeve. Mendoj se mandati duhet të rishikohet nuk mund të lihet 4 vjeçar, por anëtarët e KQZ-së duhet ta kenë 6 vjeçar. Duhet që komisionet e niveleve të dyta të kenë në përbërje persona si juristë, mësues, mjekë, në mënyrë që të kthehet besimi në zgjedhje. Duhet riparë skema”, theksoi Charles Lashan, ekspert ndërkombëtar për zgjedhjet. Aktualisht, emërimi i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjehdjeve dhe i komisionerëve të niveleve të dyta dhe të treta, është lënë tërësisht në duart e politikës.

Sipas kodit, 2 anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa dy anëtarët e tjerë zgjidhen nga kandidatura të propozuara nga dy partitë e tjera nga mazhoranca dhe opozita përjashtuar partinë më të madhe. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 7 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së. Nga lista e kandidaturave të mazhorancës, opozita do zgjedhë vetëm dy emra të cilët do të votohen nga parlamenti. Kandidati që merr numrin më të madh , do të jetë dhe kryetari i KQZ-së.



Marrja e provave

Ekspertët e huaj u shprehën pro kompetencave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në rast të dyshimeve për manipulime. Por qëndrimi i ekspertëve të Komisionit të Venecias bie ndesh me qëndrimin e KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2009 e cila refuzoi kërkesën e PS për hapjen e kutive të votimit, ndërkohë që për zgjedhjet e 8 majit ndryshoi qëndrim duke ushtruar të drejtën për të vlerësuar provat.



Gjykimi

Të pyetur për mundësinë e dhënies së vendimeve të ndryshme, për çështje të ngjashme, Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i e cilësojnë tërësisht të papranueshëm. Në zgjedhjet e fundit vendore, në jo pak raste Kolegji Zgjedhor dhe KQZ-ja morën vendime të ndryshme për çështje të ngjashme, gjë e cila u pasqyrua dhe në raportin final për zgjedhjet e 8 majit



KZAZ-të dhe KQV-të

Komisionet e niveleve të dyta dhe të tretat do të jenë tërësisht politike. Për të rritur standardin e zgjedhjeve, dy partitë e mëdha shprehen parimisht dakord për të ngritur një bërthamë me njerëz të trajtuar të cilët do të marrin pjesë në të gjitha zgjedhjet që do të organizohen në të ardhmen në Shqipëri. Kjo pikë, pritet që të përfshihet dhe në ndryshimet që pritet të pësojë kodi aktual



Takimi sekret

Pas përfundimit të tryezës, Grupi i punës takoi ekspertët e Komisionit të Venecias dhe të ODIHR-it të cilët shprehën shqetësimin për ecurinë e ngadaltë të punës. Mësohet se ata kanë kërkuar një datë të saktë se kur do t’u dërgohen për mendim dy kapitujt e tjerë që lidhen me identifikimin e zgjedhësve dhe me listat. PD shprehet kundër propozimeve të kërkuara nga PS-së.



Ilirian Celibashi

Përbërja aktuale e KQZ dhe më poshtë nivelet më të ulëta duhet të jemi të sinqertë që nuk e kënaq. Kjo administratë zgjedhore nuk garanton dhe nuk ka garantuar procesin dhe nuk ka dhënë një rezultat që mund të pranohet nga të gjitha palët. Nëse emërimi anëtarëve të administratës zgjedhor vijnë nga zyrat e partive është e vështirë që në një vend si Shqipëria të përballohet presioni i politikës. Me bindje e them që një mënyrë tjetër e emërimit e administratës zgjedhore do kishte një rezultat tjetër në performancën e këtyre individëve. Nëse ne jemi të bindur se kjo mënyrë e të zgjedhurit të anëtarëve të komisionit nuk është efiçente, ne duhet ta ndryshojmë.



Afati për reformën

Anëtarët e Grupit të Punës për Reformën Zgjedhore shprehën gatishmërinë për përfundimin e punës për reformën zgjedhore brenda muajit prill, që është edhe data e caktuar nga Kuvendi. Ekspertët theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit të partive kryesore për përfundimin e reformës zgjedhore dhe ranë dakort për të përfshirë trajnimin e komisionerëve në ndryshimet që do t’i bëhen Kodit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons