Forumi Kuq E Zi
Arsyet Qe Mund T’ju Ndajne Nga I Dashuri. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arsyet Qe Mund T’ju Ndajne Nga I Dashuri. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Arsyet Qe Mund T’ju Ndajne Nga I Dashuri. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arsyet Qe Mund T’ju Ndajne Nga I Dashuri. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
Arsyet Qe Mund T’ju Ndajne Nga I Dashuri. 923-300x296


Ai të adhuron. Ti je fantastike dhe je vajza e duhur për të, ose më saktë do ishe e duhura deri në momentin që shfaqen ato defektet e pashmangshme, tipike femërore, që ia shtojnë gjithnjë e më shumë dëshirën për të ikur larg teje.

1. Seksi, arma e shumëpërdorur

Doni t’i bëni të kuptojnë se kush i mban pantallonat në shtëpi, dhe për të arritur këtë gjë, keni vendosur të qëlloni në pikën e tyre më të dobët, seksin, (duke ia mohuar apo e përdoruar në avantazhin tuaj)?

Duhet të merrni në konsideratë edhe faktin, që një teknikë e tillë funksionon vetëm për një kohë shumë të shkurtër, dhe në momentin e parë që ju nuk do të tregoheni të vëmendshme ai do t’ju zhduket nga sytë.

2. Flasin, flasin dhe vetëm flasin…

“Si shkoi dita sot?” Nëse mashkulli ju bën një pyetje të tillë dhe ti fillon dhe nuk mbaron për tre orë me radhë, ai rrezikon që të kalojë në një kolaps nervor.

Një gjë e tillë ndodh, jo sepse ai nuk është i interesuar që t’ju dëgjojë por sepse e vetmja veprimtari së cilës ai mund t’i kushtojë çdo sekondë të mundshme pa asnjë hapësirë boshe midis është “sporti”.

3. Ta “tërheqësh pas” duke bërë shopping

“Shopping” është një prej aktiviteteve më të parapëlqyera nga pothuajse të gjitha femrat. Por nëse jeni të shoqëruara edhe nga partneri juaj duke e tërhequr sa nga njëri dyqan në tjetrin,

duke i konsumuar këpucët dhe duke e lodhur vazhdimisht me pyetjen “Si dukem?” mos u çudisni nëse në mbrëmje do ta shikoni vetëm duke shfryrë dhe gjithë turinj. Mbi të gjitha kini kujdes se mos harroni që t’i përgatisni edhe darkën përpara se të dilni!

4. Të qani shpesh

Filmi romatik, një thua i prishur, parukierja që ka ngatërruar ngjyrën e bojës, të gjitha kanë një zgjidhje të ngjashme, përfundon duke qarë në shpatullën e tij.

Edhe pse ai mund t’ju ngushëllojë, duket të merrni parasysh faktin se ndjehet sikur po mbytet, pa pasur asnjë njeri pranë që t’i hedhë një komardare.

5. Të ndërhysh edhe aty ku s’të takon

Bën pjesë në atë kategori femrash të cilat janë shumë posesive dhe që duan t’i kontrollojnë çdo aspekt të jetës dhe që përpara se t’i blejnë diçka nuk e pyesin fare por mendojnë në mënyrë absolute që kjo është më e mira?

Një këshillë: Dilni përpara pasqyrës dhe përsërisni me vete: “ Nuk jam mamaja e tij”, “Nuk jam mamaja e tij”.

6. Të përdorësh ironinë vend e pa vend

«Për çfarë po mendon?»: për pyetjen rituale të radhës, e cila ka si qëllim të zbulojë çdo detaj deri edhe atë më të voglin. Një gjë e tillë e bën partnerin tuaj shumë nervoz duke u munduar që të gjejë përgjigjen e saktë.

Por ka edhe nga ata persona të cilët mund të përdorin një zgjedhje më të lehtë, duke iu dhënë një përgjigje shumë të thatë: “Asgjë”. Merreni në konsideratë edhe një përgjigje të tillë.

7. Të varesh gjithmonë prej tij

Në fillimet e njohjes suaj, ti me siguri që i je dukur “vajza e mrekullive”. Në momentin që u dashurove fillove të ankohesh dhe të varesh prej tij. Sa më shpejt duhet t’i jepni vetes një arsye për të ndryshuar,

sepse ai nuk mund të jetë në çdo moment pranë jush, edhe në gjërat më të vogla.

8. Të qenit xheloze

Mjafton vetëm fakti që ai të të përmendi emrin e një vajze tjetër dhe ti në moment shikon fundin e lidhjes suaj. Ka edhe më keq, mendime të tmerrshme të kalojnë në mendje dhe nuk mundesh që ta shikosh më si “besnikun”

që gjithmonë do të doje të ishte apo që me të vërtetë mund të jetë. Nëse vazhdoni në këtë rrugë, ndarja me siguri që nuk do të vonojë.
9. Të flasësh keq për vajzat e tjera

Nuk mund t’i bësh një vajze tjetër një kompliment, pa i shtuar edhe diçka të keqe, dhe si përfundim ti je më e mira. Kini kujdes, sepse nëse krahasoheni me çdo femër të bukur që ju kalon përpara dhe përpiqeni që vetëm t’i nxirrni në pah edhe ato defekte që ajo nuk i ka fare, të jeni e bindur, që ai do të zgjedhë pikërisht atë tjetrën!

10. Të hiqesh sikur je perfekte

Një prej gjërave që i bën meshkujt më nervozë. Ju vërtet mund të jeni një femër e suksesshme por kjo nuk do të thotë që t’ia kujtoni çdo sekondë dhe për më tepër t’i shtoni vetes edhe faktin e të qenit perfekte. Mundohuni ta evitoni.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Arsyet Qe Mund T’ju Ndajne Nga I Dashuri. 1277648054

Engjelli_blu

Engjelli_blu
Princeshe
Princeshe
10. Të hiqesh sikur je perfekte

Një
prej gjërave që i bën meshkujt më nervozë. Ju vërtet mund të jeni një
femër e suksesshme por kjo nuk do të thotë që t’ia kujtoni çdo sekondë
dhe për më tepër t’i shtoni vetes edhe faktin e të qenit perfekte.
Mundohuni ta evitoni.
po cti bej un qe jam perfekte???
pastaj ku ska xhelozi ska as dashuri Arsyet Qe Mund T’ju Ndajne Nga I Dashuri. 1416650876

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons