Ish-kryetari i Kongresit Amerikan, Newt Gingrich, në garë për të fituar emërimin e republikanëve si kandidati i tyre për president, ka shkuartuar një të tretën e stafit të tij elektoral, përfshi manaxherin e përgjithshëm, i cili është zëvendësuar.
Lajmi u raportua të mërkurën në mediat amerikane, që e interpretuan lëvizjen si një tentativë të dëshpëruar për të ndryshuar fatin e fushatës brenda partisë dhe njëkohësisht një shenjë e dorëzimit përfundimtar, pasi pozitat e Gingrich po dobësohen gjithmonë e më shumë nga beteja Romney-Santorum.
Në votimet e përfunduara në 29 shtete, Gingrich ka arritur të fitojë në vetëm dy prej tyre, në Karolinën e Jugut dhe Xhorxhia.
Ish-senatori i Xhorxhias është përpjekur të
shndërrohej në alternativën konservatore të kandidatit kryesor, Mitt Romney, por këtë profil duket se ia ka rrëmbyer rivali tjetër, Rick Santorum.
Pas rezultateve zhgënjyese në grumbullimin e fondeve, Gingrich ka regjistruar 1,5 milionë dollarë borxhe për fushatën deri tani dhe shkurtimi i një të tretës së stafit ishte deri diku i detyrueshëm.
Në tentivën e fundit të Gingrich për të grumbulluar para, u shpall se kushdo mund të bëjë një foto me kandidatin, në këmbim të 50 dollarëve. Vetë ish-kongresmeni ka pranuar se bilancet financiare nuk janë aspak të favorshme.
Ndonëse tërheqja e Gingrich është pritur prej disa kohësh, zëdhënësi i tij i fushës, RC Hammond u shpreh se taktika e re e kandidatit do të përqendrohet në takimet e drejtëpërdrejta me delegatët, për t’i bindur ata personalisht.
Aktualisht, gara për të fituar emërimin e republikanëve për president kryesohet nga Mitt Romney, i cili ka fituar në 16 shtete, i ndjekur nga Santorum, fitues në 11. Gingrich dhe Paul janë dy kandidatët e tjerë në garë, me 2 dhe 0 shtete të fituara përkatësisht. tch