Newt Gingrich ka mbyllur zyrtarisht fushatën e tij presidenciale, por pa shprehur mbështetjen për Mitt Romney, sikurse bëri ish-kandidati tjetër Rick Santorum.
Ai tha se zgjedhjet e nëntorit ofrojnë një zgjedhje mes zotit Romney dhe Barack Obama, të cilin e cilësoi si “presidentin më të majtë dhe më radikal në historinë e Amerikës”.
Zoti Gingrich i dha fund fushatës me një borxh prej 4 milionë dollarësh, bëjnë të ditur mediat amerikane. Ai pësoi një rënie të numrit të mbështetësve pasi stafi elektoral i presidentit Obama transmetoi një video të zotit Gingrich që kritikonte
zotin Romney.
Ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha për mbështetësit në një fjalim në Arlington të Virxhinias, se, “sot unë po ndërpres fushatën. Por ndërprerja e fushatës nuk do të thotë se heq dorë nga çështjet e shtetit”.
Zoti Gingrich tha se zoti Romney është një alternativë më e preferuar për të sfiduar zotin Obama. “Jam pyetur disa herë, a është Mitt Romney konservator sa duhet? Përgjigjia ime është e thjeshtë: krahasuar me Barack Obama?”, ka thënë Gingrich.
“Kjo nuk është një zgjedhje mes Mitt Romney dhe Ronald Reagan. Kjo është një zgjedhje mes Mitt Romney dhe presidentit më radikal e më majtist në historinë e Amerikës”, ka shtuar ai.
Gingrich shtoi se politikat që ai shpreson të mbështesë janë studimet për mjekësinë rigjeneruese, mbrojtja e lirisë fetare dhe të shumëpërfolurën kolonia e hënës.
tch