Forumi Kuq E Zi
Shoqatat LGTB dhe Totozani: Të mos nxitet urrejtje  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shoqatat LGTB dhe Totozani: Të mos nxitet urrejtje  Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Përfaqesuesit e shoqërise civile, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës kanë kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të personave lesbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë.

"Unë mendoj se bashkë me institucionin e Avokatit të Popullit, por edhe me shoqërinë civile, ne të kemi mundësi të bëjmë disa propozime për përmirësime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që edhe ajo që mund të quhet si një gjuhë 'e thjeshtë e urrejtjes', pra unë po them atë që mendoj kundër homoseksualëve, apo kundër grave, fëmijëve e grupeve shoqërore, që janë të margjinalizuar në këtë vend, ose që jetojnë ndonjëherë në kushte ekstreme dhe ajo të jetë e ndëshkueshme, sepse pasojat që sjell gjuha e urrejtjes në një vend, janë pasoja të ndarjes e të dhunës", tha Altin Hazizaj, nga ambasada Pink.

Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se duhet ripare Kodi i Punës dhe i gjithë legjislacioni, mbi masat qe duhet te merren, kunderet personave qe nxisin urrejtjen permes deklaratave te tyre.

"Për të parë se ku janë pikat e dobëta të këtij legjislacioni, në Kodin e Punës, por edhe në kode të tjera, unë mendoj se bashkarisht ne duhet të punojmë shpejt që këto gjëra t'i zgjidhim sa më parë", tha Totozani.

Drejtoresha e Shanseve te Barabarta ne Ministrine e Punes, Alida Tota tha se në këtë Ministri është ngritur nje grup pune per te konstatuar gjendjen reale te personave LGTB. Ne kete takim u tha se Festivali i Diversitetit eshte nje dite feste dhe çdokush ka te drejte te shfaqet si deshiron. Ne kete takim u pershendet qendrimi i kryeministrit, mbi personat me orientim te ndryshem seksualë.

Anti-diskriminimi, Shqipëria në konferencën e KiE-së

Shqipëria u përfaqësua nga zv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra në konferencën e organizuar nga Këshilli i Europës për të drejtat dhe liritë e personave me orientim të ndryshëm seksual.

Në këtë konferencë, zv/ministrja Kodra shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të respektuar liritë dhe të drejtat e këtij grupi të shoqërisë. Madje, zonja Kodra tha se po punohet për rishikimin e legjislacionit dhe politikave për të eleminuar çdo praktike diskriminuese.

“Qeveria po punon për rishikimin e legjislacionit dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi, një ndër to është edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e një sërë masash për mbrojtjen nga diskriminimi”, ka deklaruar në fjalën e saj, zv/ministrja Kodra.
TCH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons