Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se krimet e luftës do të zbardhen dhe se autorët e tyre do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.
Deklaratën e saj Jahjaga e ka bërë gjatë një vizite në fshatin Krushë të Madhe, ku janë përkujtuar 241 personat e vrarë nga forcat serbe më 25 dhe 26 mars të vitit 1999.
Një ceremoni e ngjashme është mbajtur edhe në fshatin Krushë të Vogël, ku janë përkujtuar 113 banorët e vrarë nga njësitë paraushtarake serbe, 86 prej të cilëve figurojnë ende të pagjetur.
Ditën e shtunë, me rastin e 13-vjetorit
Presidente e Kosovës të ndërhyrjes së trupave të NATO-s ndaj spastrimit etnik serb, zonja Jahjaga përshëndeti operacionet e Aleancës.
Me anë të një deklarate për shtyp, Jahjaga vlerësoi se, përmes kësaj ndërhyrjeje të suksesshme, Aleanca mbrojti vlerat e lirisë, demokracisë dhe qytetërimit.
“NATO, në 50-vjetorin e krijimit, dëshmoi se është në gjendje të ndërmarrë operacione të suksesshme në mbrojtje të paqes dhe mënjanimit të hegjemonisë, shtypjes dhe diktaturës”, u shpreh presidentja e Kosovës.
Ajo vlerësoi përkrahjen ndërkombëtare në ato momente të vështira për Kosovën, kur qytetarët e saj shpërnguleshin me dhunë dhe binin pre e genocidit serb.
“Populli i Republikës së Kosovës ndien respekt dhe nderim të veçantë për angazhimin e Shteteve te Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që duke mbrojtur parimet e lirisë, barazisë dhe demokracisë, dolën kundër një regjimi shtypës, në mbrojtje të qytetarëve të pafajshëm, duke vendosur vlerat e qytetarisë në këtë pjesë të Evropës”, nënvizoi Jahjaga.