Avokatët e të pandehurve të çështjes “Kleçka” do të dorëzojnë të hënën dhe të martën në gjykatë argumentet për pafajësinë e klientëve të tyre, të cilët të mërkurën e kaluar u çliruan nga akuzat.
Avokati i deputetit Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj ka deklaruar për “RTK” se, dosja me argumentet do të dorëzohet sot, ose maksimumi ditën e nesërme.
“Jam i sigurt se gjykata do ta lirojë Limajn dhe të pandehurit e tjerë, pasi trupi gjykues ka hedhur poshtë të gjitha argumentet e prokurorisë, duke i cilësuar ato si të pabaza”, ka thënë Rrecaj.
Avokati ka shtuar më tej se seanca për shpalljen e aktgjykimit përfundimtar është
planifikuar të mbahet ditën e premte, në orën 14:00.
Ditën e mërkurë, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë dhe një kosovar, hodhi poshtë deklaratat e bëra në ditarin e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, duke rrëzuar për rrjedhojë akuzat ndaj të pandehurve të çështjes “Kleçka”.
Ndërkohë, numri dy i prokurorisë serbe për krimet e luftës, Bruno Vekariç deklaroi disa ditë më parë se ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, do të arrestohet në rast se udhëton jashtë territorit të Kosovës.
Vekariç deklaroi se ndaj Limajt është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për krime lufte ndaj popullsisë serbe gjatë viteve 1998-99.
tch