Lëvizja Mjaft pritet të publikojë raportin e Monitorimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore, për periudhën Janar-Shkurt 2012.
Raporti që mban titullin "Unë Votoj", vëren se gjatë monitorimit të punimeve parlamentare për këtë periudhë është vënë re një përmirësim i ndjeshëm në praktikën e seancave dëgjimore dhe konsultative të parlamentareve me përfaqësues nga grupet e interesit për nisma të caktuara ligjore të cilat kanë impakt të drejtpërdrejt social dhe ekonomik te këto grupe.
Në raport thuhet se nga të dhënat e grumbulluara nga monitorimi sistematik, rezulton që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë progres të ndjeshëm në zbatimin e praktikave konsultative të parlamentarëve me publikun, grupet e interesit dhe aktorë të shoqërisë civile.
Pavarësisht këtij progresi, raporti thotë se në datën 18 janar 2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin e filloi mbledhjen dhe diskutimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës, në prani të vetëm 9 deputetëve, nga 13 të tillë që përbëjnë kuorumin e nevojshëm, për çeljen e punimeve të rregullta të komisionit.
Përgjegjësia për dhunimin e parashikimeve ligjore të përcaktuara në Rregulloren e Parlamentit, vijon raporti, i takon deputetit Jemin Gjana në cilësinë e Kryetarit të këtij Komisioni të përhershëm Parlamentar, i cili, si drejtues, duhet të kishte ndërprerë mbledhjen.
Duke analizuar perfomancën e Komisioneve Parlamentare skuadara monitoruese e Mjaft vëren, se ndryshe nga legjislatura e kaluar, veprimtaria e Komisionit për Integrimin Evropian, drejtuar nga deputeti opozitës Ditmir Bushati ka qenë mjaft aktive, për periudhën shtator 2011- Shkurt 2012, ku për periudhën në fjalë janë zhvilluar 25 mbledhje të këtij komisioni.
Sikurse edhe në raportet e shkuara të lëvizjes Mjaft, evidentohet si problem marrja e informacionit në rrugë zyrtare pas kërkesave drejtuar kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Skuadra "Unë Votoj" ka kërkuar informacion pranë kuvëndit në 6 raste duke u bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, por nuk ka marrë përgjigje. Nderkohe edhe ne kete 2 mujor nuk ka munguar votimi per kolege qe nuk kane qene te pranishem ne seance plenare, siç eshte rasti i deputetit te opozites Skender Hasa.
Ne fund, Raporti jep këtë konkluzion: "Veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë për periudhën janar-shkurt 2012, ka qenë e një niveli të kënaqshëm, ku veç konsultave të shpeshta dhe konstruktive me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, ka mbizotëruar fryma e konsensusit dhe e bashkëpunimit mes palëve politike në Kuvendin e Shqipërisë".
TCH