Në dekadat e ardhshme një arsye e cila mund të çojë në luftë mes shteteve mund të jetë pakësimi i rezervave të ujit. Një gjë e tillë thuhet në një raport për sigurinë globale të ujit prezantuar në Ditën Botërore të Ujit.
“Mendoj se përfundimet e raportit qëndrojnë”, është shprehur sekretarja amerikane e shtetit të SHBA-së, Hilari Klinton për raporti që fokusohet në problemet që mund të vijnë nga uji nga sot deri në vitet 2040.
Raporti thekson se problemet do të hasen më shumë në Afrikën e veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Arsyet do janë rritja e popullsisë, kërkesat në rritje nga ekonomia dhe ndryshimet klimaterike. Në këtë prizëm uji rrezikon të përdoret si armë politike.
“Këto do të rrisin rrezikun e destabiliteti brenda dhe ndërmjet shteteve”, thotë Klinton.
Raporti parashikon që ky risk të rritet brenda 10 viteve të ardhshme. Aktualisht 70% e burimeve të ujit përdoren për agrikulturë.
Një raport i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, i publikuar pak ditë më parë thekson se pamjaftueshmëria e ujit të përdorshëm mund të kërcënojë ekonominë e Evropës, prodhimtarinë dhe ekosistemin.