Bëni dashuri dhe jo tym cigareje". Ky mund të jetë slogani kryesor i spoteve të fundit të krijuara nga ana e Departamentit zviceran të Shëndetësisë, për t’i devijuar të rinjtë nga dëshira për cigare, duke përdorur imazhe provokuese dhe seksi.
Reklama e cila ka nisur të shfaqet nëpër TV, ka për qëllim të tregojë se si një jetë pa duhan është e dobishme dhe sigurisht, më e shëndetshme.
Spoti publicitar i cili zgjat rreth 30 sekonda, tregon dy të dashuruar që shkojnë drejt një krevati, në një dhomë hoteli. Djali merr një paketë cigaresh. Por si një mrekulli nga paketa, në vend të cigareve, dalin jashtë prezervativë të panumërt. Në fund, një buzëqeshje në fytyrat e dy të dashuruarve...
Slogane të tjera, të lezetshme mbi lënien e duhanit, janë duke dalë në fakt dhe përmbajnë që të gjitha idenë e largimit nga ky ves.
Megjithatë, kjo fushatë me reklama të tilla, ka patur edhe kundërshtuesit e saj dhe kritikë natyrisht.
"Në jetë, fëmijët tanë duhet të kenë interesa të tjera përveç seksit. Përveç ortekut të prezervativëve rënë nga paketa, mund të vinin diçka tjetër”, pohon një producent zviceran reklamash.