Berati ishte ndalesa e radhës për kreun e opozitës Edi Rama, nga ku ka shpërndarë 400 kartat për anëtarët më të rinj që i janë bashkuar opozitës.
Sikurse edhe në takimet e shkuara me të rinjtë, Edi Rama ka bërë apel që sa më shumë të rinj të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre në Partinë Socialiste për të bërë të mundur të gjithë bashkë një Rilindje Shqiptare.
Motivi këtij bashkimi, - ka theksuar Rama, - është për t'i dhënë njëherë e mirë fund rrënimit të metejshëm.
Zoti Rama ka përcjellë mesazhin se të dy palët politike nuk janë njësoj dhe se i interesuari për të thënë se të gjithë janë njësoj, theksoi Rama, është kryeministri dhe oborri i tij.
"Dëgjoni përditë që të gjithë janë njësoj, asgjë nuk ndryshon. Duhet ta dini se kjo nuk është e vërtetë, por unë nuk dua të zgjatem t'ju them pse nuk është e vërtetë. Nëse ka një njeri apo grup njerëzish që janë të interesuar,që kjo të zërë rrënjë në mendjen e gjithësecilit dhe sa më shumë njerëzve e në veçanti të sa më shumë njerëzve të pakënaqur me qeverinë sot, ky është kryeministri dhe ata që sot qeverisin. Ata kur morën mandatin e parë për të qeverisur, se të dytin e vodhën, u thanë shqiptarëve ja duart i kemi të pastra dhe shumë shqiptarë i besuan, pavarsisht se duart nuk ua panë nga afër", tha Rama.
Rama ka treguar edhe arsyet pse të dy palët nuk janë njësoj.
"Vizionet nuk janë njësoj. Nuk është njësoj si të kërkosh, t'i japësh mundësi një rilindje shqiptare dhe si të pranosh rrënimin e mëtejshëm. Nuk është njësoj si të luftosh për punësim real dhe si të dorëzohesh përpara rritjes së mëtejshme të papunësisë. Nuk është njësoj një taksim i ndershëm dhe një taksë e sheshtë, e cila dërrmon më të varfërit dhe po i mbyt përditë e më shumë ata që jetojnë me një rrogë, në sektorin publik apo privat. Më e rëndësishme akoma është që ju nuk jeni njësoj", tha Rama.