Nderkohe qe pervjetori i 75-te i zhdukje se saj po afron, eshte ende e paqarte se c’fare i ndodhi asaj.
Nje ekspedite e re do te nise kete vere e do te perpiqet te zgjidhe misterin njehere e pergjithmone. Duke u filmuar nga Discovery Channel, kerkimet do te perqendrohen pereth ishullit te pabanuar te Nikumaror ne Oqeanin Paqesor, ku disa besojne se aty mund te kete jetuar ditet e fundit te saj e humbur ne mes te oqeanit. “Tani Amelia Earhart, mund te ishte nje heroine e vertete per ajo tregoi shpirtin Amerikan, gati per te udhehequr nje bote mjaft te pasigurte dhe te rrezikshme,” tha Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton.
Me mbeshtetjen nga Hillary Clinton, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Discovery Channel, i cili do te dokumentoje ekspediten per nje speciale televizive ne fund te ketij viti, ekspedita do te udhehiqet nga Grupi Special per rekuperimin e mjeteve fluturuese (TIGHAR), te cilet kane vite qe hetojne mbi kete fluturim fatal per Amelian 75-vjet me pare.
Amelia Mary Earhart ishte aviatore e dalluar Amerikane, e para femer qe mori medalien “Distinguished Flying Cross,” duke u bere aviatorja e pare femer qe fluturoi vetem permes Atlantikut. Gjate nje fluturimi ne 1937 ajo u zhduk ne menyre te mistershme ne nje ishull te Oqeanit Paqesor