Një dyshek kompakt i bërë me shtresa kallamishtesh bar dhe gjethe,u gjet në shpellën KwaZulu-Natal në provincën Sibudu te Afrikës së Jugut.
Shtrati datonte per gjatë një periudhe prej 39.000 vjetësh, por shtresat më të vjetra datojnë që prej 77.000 vjet më parë.
“Ajo që kemi zbuluar provon përdorimin e bimëve si shtrat rreth 50.000 vjet,më parë se në çdo vend tjetër në botë,” thote kreu i projektit Lyn Wadley në Universitetin e Witwatersrand, në Johanesburg.
Shtresat e bimëve fosile kompakte,dhe sedimentet jane marrë nga tre metra të thellë dhe tregojnë gjithashtu se shtrati ishte djegur periodikisht, ndoshta për të hequr parazitet dhe mbeturinat.
Një zbulim i mëtejshëm i studiuesit gjen një “jorgan”te bërë me gjethet e bimëve per te larguar insektet, i përdorur ndoshta për të mbajtur larg mizat dhe mushkonjat, ”jorgan”i cila mund të paraqesi rastin e parë të njohur të bimëve mjekësore të përdorura nga njerëzit. Keto gjethe bimore i përkasin pemes Cryptocarya woodii , një bimë medicinale që prodhon substanca kimike kundër insekteve.
Dysheku në fjalë është rreth 30 cm i trashe dhe sipas Wadley ,duhet të ketë qene “shumë i rehatshme dhe i qëndrueshme.