Harrojeni ekskluzivitetin e miqësive! Tani, Facebook dëshiron t’ju ndihmojë për të seleksionuar njerëzit me të cilët keni lidhur kontakt në rrjet. Me një freskim të listës së përzgjedhjes, rrjeti shoqëror po përpiqet të përmirësojë gamën e miqve që shfaqen në “News Feeds”, duke e bërë më të lehtë për individët që të kategorizojnë miqtë më të largët në një kategori që tashmë do të quhen vetëm “të njohur” , duke bërë kështu një dallim të madh midis të njohurve të thjeshtë dhe miqve më të shtrenjtë. Këta njerëz të përfshirë në kategorinë e të njohurve do të jenë të listuar ende si miq të Facebook, por rrjeti shoqëror do të tregojë më pak nga përmbajtja e tyre në “News Feed”.
Kështu, ditët e fundit është paraqitur ky funksionalitet i ri përmes të cilit Facebook sugjeron një lloj pastrimi të "News Feed" dhe na fton të pozicionojmë përdoruesit që na interesojnë më pak. Ky shërbim vepron edhe pa i sinjalizuar për veprimin tuaj këta të përzgjedhur nga ana juaj. Vetë, Facebook ka bërë me dije se në thelb do të ndryshojë fare pak dhe se kur dikush do të shtohet në listën e "të njohurve", nuk do të paralajmërohet aspak.
Për ta përdorur këtë funksion duhet të hapni faqen e miqve të tu dhe të klikoni, duke ndryshuar "gjendje" në pasqyrën e destinuar për listat. Kjo është një lëvizje e fundit e iduesve të rrjetit shoqëror, për të bërë profilet gjithmonë e më të përshtatshme për përdoruesit.