Është nxjerrë në shitje shtëpia ku këngëtari Michael Jackson mori frymë për të fundit herë.
Rezidenca e ndodhur në Los Angelos ishte marrë me qera nga mbreti i pop-it, i cili paguante 100 mijë dollarë në muaj dhe tashmë është në shitje për 23 milionë e 900 mijë dollarë.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, shtëpia e cila ka pamjen e një kështjelle ka një sipërfaqe prej afro 1600 metrash, ka shtatë dhoma, 13 banjo, 7 garazhe përveç si dhe një sallë kinemaje dhe një pishinë.