Të mos jesh më i sigurt as në shtëpinë tënde. Kjo mund të thuhet pas zbulimit më të fundit mbi shërbimet e inteligjencës amerikane. Kështu, thuhet se organizata që i përfaqëson ato (CIA) mund t’i shfrytëzojë mjaft mjete elektro-shtëpiake si soba, lavatriçe apo televizorë, si një teknikë të re të spiunazhit.
Pikërisht, brenda shtëpisë suaj. Atje ku ju mendoni se jeni jashtë botës dhe mund të thoni ç’të doni. Por duhet të kini kujdes, se pikërisht aty, mund të gjendet edhe “spiuni” ...
Ka qenë vetë drejtori i agjencisë amerikane të zbulimit (CIA), David Petraeus, i cili e ka prezantuar një tendencë të tillë, pra, atë të adoptimit të teknologjive të reja në zhvillim në fushën e inteligjencës.
"Objektet e interesit mund të jenë të vendosur, të identifikuar, monitoruar dhe kontrolluar në distancë. Të gjithë, të lidhur me çdo sistemin tonë kompjuterik”, deklaroi ai.