Zyrtarët e sigurisë në Pakistan kanë gjetur dy Bibla në shtëpinë ku u vra shefi i Al Kaedas, Osama Bin Laden. Librat e shenjtë u gjetën javën e shkuar, kur shtëpia ku qëndronte Bin Laden u shemb nga autoritetet.
Librat ishin fshehur aq mirë, sa nuk u gjetën dot më parë nga personeli i sigurisë.
Biblat në anglisht mendohet se përmbajnë kode për sulme të tjera terroriste, raporton The Sun.
Gjithashtu në godinën që është shembur janë gjetur edhe dy radio.
Në Biblat e gjetura kishte faqe të palosura dhe tekste të nënvizuara.
Shtëpia ku qëndronte i fshehur Bin Laden u prish javën e shkuar. Banorët e qytetit të Abotabadit kishin mendime të ndryshme nëse shtëpia duhej prishur apo jo. Disa mendonin se ajo nuk duhej shkatërruar pasi mund të kthehej në tërheqje për turistët. Por gjithmonë ishte rreziku se mund të tërhiqte vëmendjen e përkrahësve të Al Kaedas.