Aleanca Kuqezi ka reaguar lidhur me mitingun e organizuar nga Partia Demokratike me rastin e 20-vjetorit të përmbysjes së sistemit totalitar me votë me 22 mars 1992.
Një ditë pas zyrtarizimit si parti politike, AK rrit dozën e akuzave ndaj partisë në pushtet duke e krahasur atë me pushtimin otoman. Sipas AK-së qytetarët janë detyruar të marrin pjesë në miting por pavarësisht kësaj shumë qytetarë kanë qëndruar pasivi ndaj këtij mitingu.
AK thekson se në një “kohë kur Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, Partia Demokratike feston Sali Sulltanin”.
AK ka lajmëruar se gjatë muajit maj do të mbajë kongresin ku do të zgjidhen drejtuesit e saj. Deri atëherë aleanca do të drejtohet nga Kreshnik Spahiu. Ndërkohë këtë të shtunë AK do të mbajë tubimin e parë si parti politike. /F.S/